F T E R R A
Besim Elezi
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

besim.jpg
Prof.Dr.besim Elezi

Nuk kemi siguruar te dhenat

 

FTERRA,VENDLINDJA IME - COPĖZA MĖ E DASHUR E ATDHEUT

Intervistė me Prof. Dr. BESIM ELEZI

 

YLL  I  KIRURGJISĖ SHQIPTARE

 

            Pyetje : Fterra ju njeh mė shumė si birin e Tahsinit dhe si mjek nė zė. A mund tė na njihni shkurt me jetėn tuaj familjare ?

            B.Elezi : Jam i gėzuar qė komunikoj me bashkėfshatarėt e mi nė faqet e kėsaj gazete. Qoftė jetėgjatė kjo nismė e bukur pėr njė fshat qė e meriton.

            Unė jam larguar nga Fterra nė moshėn 12 vjeē. Pas pėrfundimit tė studimeve tė larta punoj e banoj nė Tiranė pėr mė shumė se 40 vjet; me gruan Marikėn, mjeke gjinekologe dhe djalin Bledar, inxhinier elektronik. - Vajza, Ema, punon si mjeke e pėrgjithshme nė Austri. Jam i lumtur qė jam dy herė gjysh i Jonit dhe Teas.

            Pyetje: Ēkujtime ju sjell fshati i lindjes dhe ēju lidh me tė ?

            B.Elezi: Fterra ėshtė vendlindja ime, ėshtė copėza mė e dashur e atdheut.Me tė lidhen kujtime tė pashlyeshme tė fėmijėrisė dhe nostalgjia qė vjen duke u shtuar me kalimin e moshės.

            Atje prehen eshtrat e babait tim tė mėnēur, atdhetar e demokrat, qė e donte aq shumė Fterrėn sa gjurmonte nė historinė e saj zakone e doke homerike.

            Fėmijėria e traumatizuar nga luftrat e shkatėrrimet, varfėria deri nė uri ka patur dhe momentet e saj tė gėzuara, ėndėrrimet dhe shpresat.

            Nė jetėn time profesionale kam mjekuar me mijėra bashkėatdhetarė nga brenda dhe jashtė vendit, por kur marr vesh se vjen njė i sėmurė nga fshati im, dhjetra llampa kujtimesh ndizen nė mendjen time dhe nė mėnyrė spontane njė simpati dhe interes i veēantė jo vetėm human e profesional, por dhe me ngjyrime tė forta emocionale.

            Pyetje: Nga opinioni i kualifikuar jeni cilėsuar si shkencėtar nė kirurgji, si yll i saj. Cili ėshtė aktiviteti juaj shkencor?

            B.Elezi: Qė nė fėmini kam ėndėrruar tė bėhem mjek, ndofta i nxitur nga ajo nevojė e dhimbshme e fshatit pėr ndihmė mjekėsore.

            Pėr tė realizuar kėtė mė ėshtė dashur tė mobilizoj gjithė energjitė e mia mendore e fizike, aq sa shpesh kanė mbetur tė mangėta anė tė tjera tė jetės. Si shef i Departamentit tė kirurgjisė tė spitalit Universitar dhe Kryetar i Shoqatės sė Kirurgėve, anėtar i Komitetit Permanent tė Eurokirurgjisė dhe Kolegjit Ndėrkombėtar tė Kirurgėve, intensiteti i detyrimeve ėshtė shtuar.

            Pėrveē veprimtarisė praktike e pedagogjike tė pasqyruar nė shumė publikime e tekste, kam bėrė dhe kėrkime modeste tė pėrmbledhura nė dy monografi, tė referuara nė shumė aktivitete kombėtare dhe ndėrkombėtare.

            Pyetje: Ēfarė kėshillash do tiu rekomandonit lexuesve tanė?

            B.Elezi: Bashkėfshatarėve tė mi dashamirės do tiu uroj shėndet e dashuri pėr punėn, solidaritet, shpirtgjerėsi e vizion tė gjerė botėkuptimor e kulturor.

                                                                                                            Intervistoi G.ZENELI

Nr.3 shtator, 1997

 

Enter supporting content here