F T E R R A
Zace Malo
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

Enter subhead content here

 

BLEGTORIA SEKTORI JETIK I EKONOMISĖ FAMILJARE

 

            Ftteriotėt janė shquar edhe si njerės tė apasionuar pas blegtorisė qė nė kohėn e lashtė dhe e kanė pasuruar brez pas brezi pėrvojėn duke mbajtur bashkė me kėrrabėn edhe fyellin e dashur tė ēobanit. Kėtė traditė e kanė diktuar vetė kushtet e terrenit tė thyer, me pak tokė tė punueshme, me kullota tė mira alpine si dhe me klimė tė tipit mesdhetar qė e favorizojnė zhvillimin e blegtorisė.

            Tradicionalisht, zor se mund tė gjesh ndonjė shtėpi qė tė mos ketė mbajtur ndonjė manar apo njė tufėz dele e dhi. Nisur nga interesi fitimprurės i kėtij sektori jetik, disa familje kanė qėne vendosur jashtė fshatit. Nė tė katėr anėt e fshatit dėgjohej zilja, kėmbora dhe cula e ēobanit, nga Ēerrica, Lugu i Thellė, Gjishtirja, Lumi, Langadha, Hunda e Drerit, Rrėmulla, Gurra, Gjozeniku, Galishti i Poshtėm, Sheshi i Madh, Vidheza, Kreta, Arqia e deri nė kufi me Tatzatin.

            Sipas gojdhėnės sė tė moēmve, Haskajt kanė pasur shumė bagėti. Tregojnė se kur ata bėnė 1000 kokė bagėti, ra bobla si njė sihariq pėr fshatin. Tradita blegtorale kanė Dhulajt, Mėngulajt, Zhupajt, Gjonajt, etj. Kėto familje pėrpara kolektivizimit kanė qėnė si tė thuash ēelnika e fshatit.

            Nga barinjtė ėshtė preferuar delja dhe dhia e vendit pėrshtatur nė shekuj me kushtet ekonomike tė terrenit. Delja e vendit me trup tė vogėl, robust, me peshė tė gjallė 25-30 kg., me thundėr tė fortė, rezistente, ka drejtim ekonomik tė trefishtė, qumėsht, mish, lesh. Jep mesatarisht 40 kg qumėsht tė mjelė nė vit, 1-2 qingja si dhe 1-1,5 kg lesh tė ashpėr. Qumėshti, djathi dhe sidomos mishi i bagėtive tona shquhet jo vetėm pėr vlerat e larta ushqimore, por edhe pėr shijen e veēantė. Megjithėse leshi cilėsisht jo shumė i mirė, ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė ekonominė familjare tė bashkėfshatarėve. Amvisat duararta kanė  tjerrė lesh dhe me fillin kanė thurrur me argali qylimat hajmali, sa tė bukur aqa edhe komodė, me tė cilat janė zbukuruar odat e miqve, sikurse velėnxat, flokatet, sherqet, kostumet, trikot, ēorapet, dysheqet, jastėkėt, apo ēiltetė e buta qė ishin baza e veshėmbathjes tė banorėve tė fshatit.

            Pėr nevojat e ekonomisė familjare fterioti ka mbajtur edhe gjedhėt, por kėta kanė shėrbyer mė tepėr pėr tė prodhuar qetė e punės pėr tė punuar arat dhe me pak pėr prodhimin e qumėshtit apo tė mishit. Kanė mbajtur edhe njėthundrakė, ku janė dalluar mushkat e forta, rezistente edhe ekonomike.

            Larmia e florės shumė e pasur ka bėrė tė mbarėshtrohej edhe bleta me mjaltin e saj shumė tė shijshėm dhe cilėsor. Krahas djathit aq tė preferuar nė Pazarin e Delvinės, veēanėrisht i Galishtit, mjalti i Fterrės radhitet ndėr mė tė mirėt e vendit, pėr nga vlera ushqimore dhe dietike. Jo mė kot nė Fterrė thonė: Gjeja e gjallė tė mban gjallė.

            Fterioti ka siguruar jetesėn normale nė sajė tė kombinimit tė blegtorisė me pemtarinė, me ullishtet, perimet, pataten, dhe diēka mė pak me drithrat e bukės. Ky kombinim ushqimor i dominuar nga produktet blegtorale, me vlera tė larta biologjike, tė pėrvijuara me frutat dhe perimet e shijshme me vitamina dhe lėndė minerale, si duket kanė dhėnė ndikim pozitiv nė zhvillimin normal tė gjithė brezave. Ėshtė kjo arsyeja qė shumė dashamirės tanė, me humor, i quajnė fteriotėt si izrailitėt e Sarandės.

 

BAZA USHQIMORE

 

            Baza e tė ushqyerit tė kafshėve pėr kushtet e fshati tonė, edhe nė tė ardhmen do ta pėrbėjnė kullotat nė natyrė dhe vetėm si suplementare do tė pėrdoren ushqimet e koncentruara, bari i thatė, etj. Kullota mund tė organizohet nė mėnyrė mė racionale, duke e ndarė atė nė parcela tė veēanta, ose duke e drejtuar me shkop. Kullotat mė tė mira rezervohen pėr delet plleja, pėr qėngjat e kecat si dhe pėr adamazėt para ndėrzimit. Gjatė periudhės sė dimrit, krahas kullotės natyrore, kėshillohet, sipas mundėsive, pėrdorimi i kulturave foragjere tė mbjella, kryesisht hasėllet, Pėr ēdo dele rekomandohet njė sipėrfaqe 300-500 m2 hasėlle tė zhvilluara. Gjithashtu, fermeri-blegtor pėr tė pasur rezultate tė mira, ėshtė e udhės tė pėrdoren 150-200 gr koncentratė dhe 0,5 kg bar tė thatė nė ditė pėr ēdo dele.

            Kjo normė ėshtė e vlefshme edhe pėr dhinė e gjorė, pėr tė cilėn nė mėnyrė tė padrejtė ėshtė adoptuar njė shprehje popullore ku di dhia ēėshtė tagjia!

            Duhet bėrė kujdes qė tė mos harrohet dhe neglizhohet edhe dhėnia e pėrditėshme e 10-15 gram kripė gjelle/krerė, duke hequr dorė nga dhėnia e saj me fushata.

 

PĖRMIRĖSIMI RRACOR DHE

 

            Pėr pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė cilėsive prodhuese dhe riprodhuese tė kafshėve, krahas tė ushqyerit e strehimit, ka rėndėsi tė veantė zgjedhja e damazėve, qė do tė pėrdoren pėr ndėrzim. Ata zgjidhen nga eksteriori ( pamja e jashtme), qė tė jenė individėt mė tė zhvilluar ndėr moshatarėt e tyre, pa cene dhe difekte trupore, me tipare tė rregullta dhe harmonike. Gjithashtu, ata zgjidhen edhe nga prejardhja, apo solji mė i mirė, me prodhimtarinė dhe peshėn trupore mė tė lartė, mbi aftėsinė trashėguese pėr tu transmetuar pasardhėsve cilėsitė e mira tė tij. Ai dash ose cjap, qėngjat dhe kecat e tė cilit do tė kenė tregues tė zhvillimit trupor dhe tė prodhimtarisė sė lartė nė krahėsim me nėnat e tyre, konsiderohet pėrmirėsues absolut. Pra, kėtu zbatohet parimi I miri mė tė mirin jep mė tė mirin. Por blegtorėt gjatė zgjedhjes sė ēifteve nuk duhet tė lejojnė rėnien nė bashkėgjakėsi tė ngushtė gjate ndėrzimit, sepse ky ėshtė njė fenomen me pasoja negative.

 

KONTROLLI E PROFILAKSIA VETERINARE.

 

            Problemi i kontrollit dhe profilaksisė veterinare kundėr sėmundjeve tė ndryshme infektive, parazitare, helmimeve, lidhet me mbrojtjen e shėndetit tė njerėzve nga shumė sėmundje tė pėrbashkėta qė kalojnė nga kafshėt e sėmura tek njeriu, ose siē quhet ndryshe zoonoza.

            Pėr tė parambrojtur nga disa sėmundje tė rrezikshme si plasja, melitenca, tuberkulozi, enerotoksemia, agalaksia, paratifua, pseudopesti, difteriovariola, etj. ėshtė e domosdoshme qė fermeri-glegtor tė lidhet dhe tė kėshillohet me shėrbimin veteriner, pėr tė siguruar masat e vaksinimit dhe tė gjurmimit tė rregullt dhe tė pėrvitshėm. Vetėm kėshtu ēobanėt nuk do tė ngelen me krrabė nė dorė. Sėmundjet parazitare sjellin dėme tė larta, prandaj duhet tė luftohen me kohė. I domosdoshėm shte dhe respektimi i rregullave tė higjenės lidhur me kontrollin veterinao-sanitar tė qumėshtit, mishit dhe nėnprodukteve tė tyre, me qėllim qė ato tė mos bėhen tė rrezikshme pėr jetėn e njerėzve qė do ti konsumojnė.

            Nė mbėshtetje tė kėtyre rregullave ka dalė dhe ėshtė nė fuqi ligji nr. 7674 datė 23.02.1993  Mbi shėrbimin e inspektoratit veterinar, i cili rregullon normat juridike nėpėrmjet pronarit tė kafshėve, shėrbimit veterinar dhe atij tė shėndetit publik, ligj qė duhet njohur dhe zbatuar me korrektėsi.

 

                                                                                          Zaēe MALO Doktor i Shkencave

Nr.3 shtator, 1997

 

 

ĒJANĖ ZOONOZAT ?

 

            Zoonozat janė sėmundje tė rrezikshme, tė pėrbashkėta tė kafshėve dhe tė njerėzve. Ato kalojnė nga kafshėt e prekura te njeriu, me rrugė e mjete tė ndryshme. Kėshtu ato mund tė transmetohen nėpėrmjet kontaktit direkt tė njeriut me kafshėn e sėmurė

            Sot njihen mbi 150 lloje sėmundjesh zoonotike

qė kalojnė nga kafshėt tek njeriu. Vetėm qeni transmeton mbi 50 lloj sėmundje. Vitet e fundit, nė vendin tonė ėshtė regjistruar njė rritje e zoonozave.

 

PLASJA

 

            Ėshtė sėmundje e rrezikshme infektive, me zhvillim tė shpejtė, e kafshėve ( gjedh, dhen, dhi,derra), prej tė cilave kalon edhe tek njeriu. Shkaktari ėshtė njė mikrob i vogėl nė formė shkopi, i dukshėm vetėm nė mikroskop, qė quhet bacili i plasjes.

            Kafsha e sėmurė ka nė organizmin e vet bacilin (mikrobin) e plasjes,i cili qarkullon me anėn e gjakut nė tė gjithė pjesėt e trupit duke u eliminuar jashtė organizmit nėpėrmjet feēeve, urinės, apo rrjedhjeve tė tjera dhe kėshtu ndot tokėn, ujin, ushqimet, etj.

            Nėn ndikimin e oksigjenit tė ajrit dhe nė tėmperaturėn e mjedisit  12-15°C deri nė 40°C bacili i rėnė nė tokė ka aftėsi tė formojė spore. Sporet janė shumė rezistente si ndaj tempėraturave tė ulėta edhe atyre tė larta tė mjedisit rrethues duke ruajtur aftėsinė pėr tė shkaktuar sėmundje me dhjetra vjet. Depozita mė e madhe natyrore pėr ruajtjen e sporeve ėshtė toka. Kur bien nė organizmin e kafshės sporet transformohen pėrsėri nė bacile, tė afta tė shkaktojnė plasjen.

            Infesktimi i kafshėve mund tė ndodhė kryesisht nė kullotė, sidomos nė periudhėn korrik-tetor, nėpėrmjet ujit tė molepsur, kur ushqehen nė grazhde me ushqime tė pėrlyera me mikrobin e plasjes, nėpėrmjet pickimit tė insekteve tė ndryshme si dhe nėpėrmjet lėkurės sė dėmtuar (plagėt, gėrvishjet, plasaritjet etj).

            Kafshėt, si rregull, sėmuren 1-3 ditė pas infektimit dhe zakonisht vjen ngordhja brenda 5-7] ditėve. Ka raste qė kafshėt ngordhin menjėherė, pa shėnja ,sidomos dhentė dhe dhitė.

            Shėnjat e sėmundjes dallohen me shfaqien e temperaturės sė lartė, mungesė oreksi, fryrje barku, diarre me gjak, urinim me gjak, ngordhje brenda 2-3 ditėsh dhe nė momentin para ngordhjes kafsha fryhet shumė dhe nga tė gjitha vrimat natyrore (goja, hundė, anus) vihet re rrjedhje gjaku nėpėrmjet tė cilave eliminohen sasira tė mėdha bacilesh.

            Ka edhe njė formė tė lėkurės qė shfaqet me njė tė enjtur si lungė, nė majėn e sė cilės formohetnjė plagė e zezė e cila fillon tė rrjedhė. Kurse forma pa shėnja shfaqet pa pritmas nė formė tė rrufeshme ku sėmundja zgjat disa orė, kurse nė dhėn vetėm disa minuta. Kur bėhet autopsia e kafshės sė ngordhur, vėrehet enjtje e madhe e splinės (shpretkės) dhe mungesė e ngrirjes sė gjakut.

 

Nr.7 prill, 1998

 

 

PLASJA DHE RREZIQET PREJ SAJ

 

            Zakonisht shfaqet tek njerėzit qė merren me pėrkujdesjen pėr kafshėt e sėmura,veēanėrisht gjatė therjes, rrjepjes, manipulimit tė mishit, leshit dhe lėkurėve qė rrjedhin nga kafshėt e sėmura apo tė ngordhura nga plasja. Njerzit sėmuren gjithashtu kur pėrdorin si ushqim mishin dhe bulmetrat e pa pėrpunuara qė rrjedhin nga kafshėt e sėmura si dhe nga kontakti me to.Personat mė tė prekshėm janė barinjtė, kasapėt, grumbulluesit, pėrpunuesit, magazinierėt dhe shitėsit e lėkurėve dhe tė leshit qė rrjedhin nga kafshėt e sėmura me plasje. Ka raste qė tė jenė sėmurė njerez prej veshėmbathjes prej lėkure e leshi si kokore, kapele, shalla, doreza, ēorape, gėzofet, rrypat etj, tė cilat nuk janė pėrpunuar mirė dhe qė kanė patur origjinė nga kafshė tė sėmura, tė molepsura me spore, tė cilat jetojnė pėr njė kohė shumė tė gjatė.

            Nga njeriu mikrobi i plasjes merret me tre rrugė: nėpėrmjet gojės, frymėmarrjes dhe tė lėkurės, pėr pasojė edhe shėnjat e sėmundjes ndahen nė tre grupe sipas formės sė shfaqjes, nė formėn e zorrėve, tė mushkrive dhe tė lėkurės. Sėmundja si rregull zgjat 3-8 ditė, nė disa raste edhe disa orė.

            Forma e lėkurės, prek pjesėt e zbuluara tė trupit (duar, kėmbė, fytyrė, qafė) ku formohet njė enjtje nė formė puēre e quajtur karbunkul (ose garbuni) e cila nė mes ka njė njollė tė zezė, kullon gjak tė pėrzier me qelb, dhe nė dallim nga absesi i zakonshėm, pothuajse nuk ėshtė e dhimbshme. Shpesh ndryshon gjendja e pėrgjithshme, rritet temperatura, shfaqet dobėsia. Kjo formė mund tė vetshėrohet dhe pa mjekim, zakonisht pas 5-6 ditėsh,

ndėrsa nė rastet e rėnda kur ka mė shumė se njė karbunkul, shėrimi zgjat me muaj. Nė rast se mikrobi depėrton nė

gjak, jeta ėshtė nė rrezik. Personi i prekur nga plasja duhet menjėherė ti drejtohet mjekut dhe pa vonesė tė fillojė mjekimin me antibiotikė, me doza tė larta.

            Pėr parambrojtjen e shėndetit tė kafshėve nga plasja masa mė e rėndėsishme dhe mė e domosdoshme ėshtė vaksinimi i pėrgjithshėm, pėr ēdo vit i tė gjitha kafshėve, bile nė vatrat ku ka shfaqie infeksioni duhet bėrė dy herė

nė vit vaksinimi. Kur bie sėmundja duhet

pėrsėri tė rivaksionohen tė gjitha kafshėt. Galishti ėshtė njė vatėr e vjetėr ku vaksinimi duhet bėrė detyrimisht ēdo vit.

            Kur nė njė tufė shfaqet plasja, veē vaksinimit tė menjėhershėm qė duhet bėrė, kafshėt mbahen nėn kontroll veterinar duke i termometruar ēdo ditė pėr

tė veēuar kafshėt me temperaturė tė lartė e duke i mjekuar ato me antibiotikė.

            Kafshėt qė ngordhin, asgjėsohen tėrėsisht me djegie, komplet, sė bashku me dherat apo plehrat dhe mbeturinat e tjera tė molepsura.

            Personat qė kanė rėnė nė kontakt me kafshėn e sėmurė, veēanėrisht nė rastet kur i therin, rjepin dhe manipulojnė mishin e tyre, duhet pa tjetėr ti drejtohen mjekut pėr mjekim. Sipas ligjit mbi shėrbimin veterinar, kafshėt e sėmura me plasje nuk lejohet tė theren dhe mishi i tyre si dhe bulmetrat nuk duhet tė pėrdoren pėr konsum pėr njerėz, por tė asgjėsohen me djegie. Vend qėndrimi i kafshėve tė prekura, duhet tė dizinfektohet. Kafshėt e vaksinuara kundėr plasjes lejohet tė theren vetėm pas 15 ditėsh nga data e vaksinimit. Sipas ligjit, ėshtė e detyrueshme qė kafshėt tė vaksinohen falas kundėr plasjes. Nuk lejohet rrjepja dhe pėrdorimi i lėkurėve tė kafshėve tė ngordhura apo tė sėmura me plasje.

                                                                                                                       Dr. Zaēe Malo

Nr. 9 gusht, 1998

 

 

 

Enter supporting content here