F T E R R A
Vehap Bezhani
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

vehapzyr.jpg
Vehap Bezhani ne zyre

 

Nderim Prof. Ass. Dr. Vehap Bezhanii, jugori qė me ēekiēin e gjeologut kėrkoi thesaret e Veriut

 

FIGURĖ E KOMPLETUAR E GJEOLOGJISĖ SHQIPTARE

 

            Njė ndėr figurat mė tė kompletuara shkencore nė fushėn e gjeologjisė qė i dha vendit tė tij e shoqėrisė shqiptare vlera tė mėdha e tė doishme, Prof. Ass. Dr. Vehap Bezhani, u nda prej nesh kohėt e fundit.

            Jeta dhe veprimtaria kėrkimore e shkencore e Vehapit ishte e lidhur me veriun e Shqipėrisė dhe bakrin e saj ku zhvilloi kėrkime gjeologjike mė tė shumta dhe me Institutin e Gjeologjisė ku kreu dhe aktivitetin mė tė gjerė e mė cilėsor shkencor tė tij. Ai lindi mė 4 prill tė vitit 1934 nė fshatin Fterrė tė Sarandės nė njė familje tė njohur pėr tradita tė lashta arsimdashėse e patriotike. Nė kėtė luginė tė ngushtė, tė rrahur nga erėrat e ngrohta tė detit Jon, midis malit tė Fterrės nė lindje dhe malit shkėmbor tė Ēorrajve nė anėn perėndimore nėn gurgullimėn e burimeve tė kristalta nė mes tė fshatit Vehapi kaloi fėmijėrinė dhe mori tiparet e para karakteri i tij fisnik, tė cilin ai e tregoi gjatė gjithė jetės nė marrėdhėniet shoqėrore.

            Pasi mbaroi Politeknikumin nė Tiranė ai punoi nė rethin e Mirditės krah pėr krah me kolegėt e tij politeknikumas dhe me specialistėt nga Bashkimi Sovjetik. Mė pas vazhdoi studimet nė Universitetin e Tiranės, tė cilin e mbaroi nė vitin 1961 dhe filloi punė si inxhiner gjeolog nė Mirditė, nė ndėrmarrjen Gjeologjike tė Rubikut. Nė vitin 1968 kaloi kryegjeolog nė ndėrmarrjen gjeologjike tė Pukės dhe nga viti 1972 ai punoi nė Institutin e Kėrkimeve dhe Projektimmeve tė Gjeologjisė, si drejtues i kabinetit, sektorit, e grupit temaitik tė bakrit, duke ia kushtuar tėrė punėn kėrkimore-projektuese punimeve studimore pėr prespektivėn e bakrit nė vendin tonė e nė veēanti nė rrethin e Mirditės, Pukės e Kuksit.

            Gjatė gjithė aktivitetit tė tij shkencor nga mendja e Vehap Bezhanit janė pėrpiluar e shkruar me dorėn e tij dhjetra projekte, raporte gjeologjike, kumtesa e punime tė ndryshme. Kėtu vlen tė pėrmendim se vetėm paas viteve shtatėdhjetė, gjatė periudhės sė punės nė Institutin e Gjeologjisė nga Vehapi janė realizuar e arshivuar 3309 faqe dhe janė punuar po me dorėn e tij 500 grafikė kryesisht harta gjeologjike e tematike tė shkallėve tė ndryshme, profile e projeksione, pėrveē qindra e qindra skicave e fotografive ilustruese tė punuara pikėrisht nga dora e Vehap Bezhanit. Duhet pėrmendur se njė pjesė e kėtyre studimeve janė monografi e studime qeveritare si edhe studime tė pėrbashkėta shqiptaro-kineze tė grupit shkecor tė drejtuar nga Vehapi. Njė kontribut direkt ka dhėnė Vehapi me pjesėmarrjen e pėrpilimin e materialeve pėr disa punime kapitale si Harta Gjeologjike e Shqipėrisė e Harta Metalogjenike e Shqipėrisė.

            Momente apo periudha mė tė ngarkuara e tė tensionuara pėr pėrgjegjėsinė e kėrkimeve nė vitet e para e mė pas tė studimeve shkencore kanė ėnė tė shumta nė jetėn e Vehapit. Fillimet romantike tė kerkimeve gjeologjike nė fushata e nė njoftime popullore nė vitet pesėdhjetė nė tė cilat ai mori pjesė aktive mė pas u zėvėndėsuan me preokupimin e kėrkimit e mineralit tė bakrit po nė Mirditė menjėherė me fillimin e drejtimit tė punimeve kėrkimore me largimin nė atė kohė tė specialistėve sovjetikė. Pa dyshim si pėr gjithė kolegėt edhe pėr Vehapin kjo ishte prova e parė pėr tė vėnė nė jetė dituritė profesiionale tė fituara si dhe pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė konkrete tė shkencės gjeologjike nė terren duke i konkretizuar me objekte bakri, pikėrisht nė Mirditė, e cila čėrbėnte truallin me premisa mė tė mėdha pėr bakėrmbajtje. Dituritė e fituara, por edhe guximi i moshės i mbėshtetur nė aktivitetin e palodhur nė terren bėnė qė Vehapi dhe shokėt e tij tė kalonin me sukses kėtė provė. Ai sė bashku me kolegė tė tjerė bashkėmoshatarė, teknik gjeologė dhanė njė kontribut tė veēantė nė gjetjen pėr herė tė parė tė shfaqjes minerale tė bakrit nė Kurbnesh, e cila mė pasa u kthye nė vendburim si edhe duke mbajtur peshėn kryesore tė punimeve nė ekspeditėn gjeologjike tė Kurbneshit.

            Nė kėtė kohė krahas rezultateve tė shumta nė zbulimin e vendburimeve tė bakrit i cili mė pas me realizimin e plotė tė ciklit tė prodhimit e pėrpunimit nė vend tė tij u bė mbėshtetje kryesore pėe rxportin dhe ekonominė e vendit tonė. Vehapi hodhi edhe hapat e para nė shkencėn gjeologjike. Publikimet e para qysh nė mesin e viteve gjashtėdhjetė pėr perpektivėn bakėrmbajtėse tė Mirdiitės e dėshmojnė mė sė miri kėtė. Analiza e fakteve dhe korelimi i faktorėve gjeologjikė tė zbuluara nė terren, tė kombinuara edhe me rezultatet dhe pėrpunimin e analizave tė shumta laboratorike tė pėrdorura me kujdes e maturi bėnė qė qysh nė botimet e para tė shoqėruara me harta e skica tė cilat Vehapi i realizonte vetė nė terren e gjatė pėrpunimit kameral ai dha mendime e hodhi hipoteza jo vetėm pėr pėrhapjen e mineralizimit bakėrsulfid nė rajonin e Mirditės, por edhe pėr lidhjet gjenetike nė formacionet vullkanike, pėr morfologjinė e trupave dhe kushtet e formimit tė tyre. Ghatė viteve gjashtėdhjetė Vehapi punoi kryesisht nė rrethin e Mirditės, nė Ndėrmarrjen Gjeologjike tė Rubikut, e cila mbante edhe peshėn kryesore nė kėrkim-zbulimin e rezervave tė bakrit.

            Situatėn e vėshtirė tė Ndėrmarrjes Gjeologjike tė Pukės Vehapi e pėrjetoi drejt pėr drejti. Si kryegjeolog i ndėrmarrjes, me kėmėnguljen e tij nė fund tė viteve gjashtėdhjetė e nė fillim tė viteve shtatėdhjetė ai kontribuoi direkt nė vendosjen dhe kryerjen e punimeve nė objektet e Poravit, Palucės, Qafė Barit, Lak Roshit etj. Ai duke krijuar njė pėrvojė konkrete kėrkimore e studimore pėr mineralin e bakrit kishte bindjen dhe pėrfytyrimet se edhe territoret me shkėmbinj analogė tė Pukės duhet tė kishin perspektivė tė mirė dhe Vehapi krah pėr krah me kolegėt e tjerė gjeologė iu pėrveshėn kėqrkimeve mbi baza konkrete tė njohjes e deshifrimit tė shkėmbenjve me premisa bakėrmbajtėse dhe objektet e vendburimet e bakrit edhe nė kėto territore vazhduan tė zbulohen njėr pas tjetrit deri nė fund tė viteve tetėdhjetė. Rrethi i Pukės u bė njė ndėr furnizuesitmė kryesorė tė industrisė sė bakrit me lėndė tė parė.

            Momente tė tjera nė jetėn shkencore tė Vehapit gjatė kohėės qė punoi nė institutin Gjeologjik jane iniciativat e tij kėmėngulėse tė mbėshtetura nė bindjet dhe pėrfytyrimet origjinale shkencore pėr rihapjen e punimeve tė kėrkimit pėr bakėr nė zonėn e Palajve ku mė pas u zbulua edhe vendburimi  i Palajve me bakėr tė pasur si dhe projekte nė mbėshtetje tė kėrkesave kėmėngulėse pėr zgjatjen e jetės sė minierės sė bakrit tė Gjegjanit tė Kuksit dhe pėr perspektivėn e serisė efuzivo-sedimentare nė brezin Gjegjan-Mbas Dej, tentativat pėr zgjerimin e perspektivės sė bakrit pėrrreth veendburimit tė Rehovės sė bashku me gjeologėt e ndėrmarrjes gjeologjike tė Korēės etj. Shumė nga kolegėt gjeologė kujtojnė se njė ndėr pikat mė nevralgjike dhe mė me pėrgjegjėsi nė atė kohė ishte zgjatja e jetės sė minierės sė bakrit nė Gjegjan dhe zgjerimi i perpektivės pėrrreth e nė tėrė brezin e zhvillimit tė serisė efuzivo-sedimentare. Me eksperiencėn e tij dhe me formiimin shkencor bashkėkohor tė tij Vehapi pėrpunoi hipoteza konkrete e pėrpiloi disa projekte e studime me punime dhe pėrballoi me gjakftohtėsi e zgjuarsi, jo vetėm debatet e shumta me kolegėt e tjerė, por edhe tė gjitha pėrgjegjėsitė e kohės. Pikėrisht kėto periudha e momente tė vėshtira mjaft nga kolegėt qė punuan me Vehapin i kujtojnė me respekt tė veēantė.

Pėr tė patur njė ide mė konkrete pėr aktivitetin e gjerė nė neren tė shoqėruar nė ēdo rast me pėrpunime shkemcore dhe realizimin e studimeve e nė mjaft raste edhe projekteve zbatuese, po pėrmendim rajonet ku ai punoi: Qafė-Mali-Rreps-Kaēinar, Poravė, Helshan-Shėnmėri, Kimez-Gurth Spaē, Malaj-Bardhaj-Derven, Malaj-Gziq-Rrėshen, Spaē-Perlat,, Qafė Kingjil-Qerret-Koman-Karme. Gjegjan-Morinė-Aliaj, Surroj-Vrin-Lurė, Kalvar-FushArrez-Lumzi, PaluceLak-RroshiTuē- Qaf Bari-Munelle-Gurth Spaē-Masherhor dhe Kullaxhi-Perlat-Rrnjollė, ku realizoi stidimin e fundit nė vitet 1997-1998.

            Duke shkuar gjithnjė me pėrfytyrime e hipoteza tė guximshme nė tė ardhmen studimit kryesor Vehapi ia dedikoi kritereve tė kėrkimit prognozės dhe metodikės sė orjentimit tė punimeve pėr perspektivėn e mineralizimit sulfur tė bakrit nė zonėn tektonike tė Mirditės, kryesisht nė rrethet Mirditė, Pukė e Kukės. Edhe disertacionin e tij tė cilin ai e mbrojti me dinjitet nė vitin 1984 ia kushtoi pikėrisht studimit tė shkėmbinjve vullkanikė tė Mirditės, premisave tė kėrkimit dhe perspektivės sė mineralizimit sulfur tė bakrit tė lidhur me to.

            Pėr kontributin konkret nė kėrkim-zbulimin e mineralit tė bakrit gjatė punės tridhjetė vjeēare Vehapi u laurua me ēmimin e Republikės tė klasit tė dytė nė vitin 1989.

            Vehapi ka udhehequr shumė studentė diplomant si edhe diserant. Tė cilėt padyshim e kujtojnė me respekt pėr njohuritė e tij, ndihmėn e dhėnė dhe pėr marrėdhėniet e sjelljet korrekte e dashamirtėse ndaj tyre.

            Eksperiencėn e fituar pėr shumė vjet nė terren, tė cilit nuk iu nda edhe gjatė gjithė kohės qė punoi nė Institutin e Gjeologjisė si edhe analizat e hipotezat shkencore tė tij Vehapi i prezantoi me dinjiitet nė aktivitetet shkencore brenda e jashtė vendit. Duke pėrpunuar tė dhėnat e zonės tektonike tė Mirditės e duke i krahėsuar ato me tė dhėnat e literaturės ai arrinte tė kompozonte hipoteza e pėrfytyrime tė reja pėr formimin e mineralizimeve bakėrsulfat tė vlefshme edhe pėr gjeologėt e vendeve tė tjera qė punonin nė kėtė fushė.

            Nė tėrė aktivitetin kėrkues e shkencor tė tij Vehapi dallohej pėr bashkėpunimin e sinqertė e tė hapur me kolegėt, duke realizuar diskutime konkrete e tė pėrcaktuara, duke punuar krah pėr krah nė terren pa u tėrhequr nga vėshtirėsitė dhe duke ndarė me kolegėt dhe shokėt e vet rezulktatet e arritura e duke marrė me guxim mbi vete pėrgjegjėsitė qė i takonin. Botimet e shumta me bashkautirė nga ndėrmarrjet, nga fakulteti i gjeologjisė e instituti e dėshmojnė mė sė miri kėtė. Shumė kolegė nga  Ndėrmarrja Gjeofiziko-Topografike pa dyshim kujtojnė me respekt kohėt e shkuara tė bashkėpunimit tė domosdoshėm me grupet e drejtuara nga Vehap Bezhani. Bashkėpunimi ishte nė radhė tė parė profesional i kualifikuar sepse dhe detyrat e pėrgjegjėsitė pėr zbulimin e objekteve tė baaakrit nė thellėsi ishin tė mėdha.

            Punimet fushore dhe pėrpunimi mbi baza shkencore bashkėkohore ishin dy faktorė kryesorė tė cilėt ai asnjėherė , pėrfshi edhe vitet e fundit, nuk i ndau nga jeta e aktivitetit tė tij. Mbledhja e fakteve dhe kampionaturave, vizatgimet dhe dokumentacionet nė terren tė cilat ai i realizonte me talent, i dhanė atij mundėsinnė qė tė pėrpunonte e ndėrtonte harta gjeologjike e harta tematike pėr prognozėn bakėrmbajtėse tė zonės Mirdita dhe rajoneve tė veēanta me cilėsi tė lartė e me vlera pėr brezat e ardhshėm.

            Tė ggjithė ne, kolegėt bashkėkohės tė tij, kujtojmė se sa mirė e me kėmėngulje Vehapi realizonte bashkėpunimin me specialistėt e tjerė nė pėrpunimin e studimin e materialit faktik fushor. Bashkėpunimi me gjeofizikantėt, petrologėt, petrografėt, paleontologėt, mineralogėt e gjeokimistėt pėr tamat qė drejtonte e realizonte Vehapi merrej vesh nga tė gjithė, sepse ai realizohej jo vetėm me kujdes e mirėsi, por edhe me debat e diskutime tė vazhdueshme.Kjo metodė pune thellonte studimet dhe sqaronte shumė aspektin e studimit kompleks tė lėndėve tė para duke nxjerrė edhe pėrfundime e hipoteza teorike.

            Vehapi asnjėherė nuke hoqi ēekiēin e gjeologur nga dora duke dėshmuar se shkenca gjeologjike dhe arritjet e saj janė tė pa shkėputura nga terreni, duke na lėnė njė traditė shumė tė ēmuar profesionale.

 

Prof. Dr. Afat SERJANI, Ing. Rexho KURUPI, Dr. Pano ĒAKALLI, Ing. Tonin DEDA, Ing. Vasfi DUKA, Ing. Pullumb KOKONA, Prof.Ass.Dr. Halil HALLAĒI, Dr. Gjovalin LEKA, Prof.Ass.Dr. Siri HANAJ, Prof.Ass.Dr. Ibrahim MILUSHI, Ing. Mehmet SPAHO, Prof.Dr. Adil NEZIRAJ, Prof.Dr. Ismail TURKU, Prof.Ass.Dr.Bislim BPSHNJAKU, Ing. Kristina GJEĒI, Ing. Pano LULA, Tek. Gjeolog Fuat RUDI

 

(Marrė nga gazeta Dita JUG, 21 korrik 2002 )

vehap2.jpg
Vehap Bezhani gjate punes ne terren

vehapi.jpg
As.Prof.Dr. Vehap Bezhani

 

ME SYTĖ MBI FOTOGRAFINĖ TĖNDE

 

Sa bėra te ulesha syte me  ngrine mbi nje fotografi kompjuterike. E kishte bere Agroni.  Eshte fotografia jote VehapFjala me ngecime syte mbi fotografi.  Sa ishim,  na pushtoi  dhimbja. Eshte dhimbje per humbjen tende te papritur.

Pardje ishe ketu ulur ne karrike. Dje, me 13 prill 2002, te hodhem nje grusht dhe'  ne banesen tende te perjeteshme. Sot eshte fotografia atje ku rrije ti tere fisnikeri, ketu, midis ne fterjoteve, ne "parlamentin" fterjot ne Tirane, te taverna e "Dajtit".  Dje, lot mbi varrin tend, sot,  ngasherim mbi fotografine tende.

Nuk e prisnim,  qe te na ikje kaq pa pritur.  Nuk na e thoshte as zemra, te ndaheshim kaq befasisht, me ty,  gjaku e fisi yne, fterjoti yne. Nuk mund ta donim  kete pozicion te pikelluar per nje nga bijte e shquar te Fterres sone. Por, ja qe  vjen nje moment i rende dhe rrallohet  shoqeria jone.

            Une prisja qe nje dite te ulesha  e te beja nje interviste me ty per gazeten "Fterra jone", qe ti e ēmoje aq shume, por ja qe, si "bij te vdekjes" qe jemi, te mori Perendia per ne  Parajse dhe mua ma la penen  thate. Kush te njohu e nuk te ēmoi, kush te njohu e nuk te respektoi, kush u miqesua me ty e nuk te  nderoi.

Ti ike nga bota mysafyre, per ne boten  e perjeteshme,  duke lene dhimbje, jo vetem  per bezhanajt e tu e bezhanajt tane, por te gjithe ne fterjote. Ti le pikellim per Dijenine tende, per  tre djemte e tu te shtrenjte,  Artanin, qe i qan shpirti per Baba-xhanin ne Angli, Senin dhe Sokolin, qe dhe mbreme ne darke, ne shtepine tende, rrinin  koke-varur, vellezerit qe qajne vellaxhanin, motrat qe ngasherejne per vellain Vehap, Nafizin-xhaxha- me sy te perlotur eme tension nė mal , tere bezhanajt e tu, qe nuk te heqin dot nga shpirti, fterjotet dhe shoqerine e miqesine  tende te respektuar, sepse ke lene emer  dhe veper, ke lene gjurme  ne kujtesen e te gjitha atyre qe te kane njohur sadopak.

            Ti, shkele me kembe gati tere Shqiperine, si gjeolog i pasionuar,  duke  e futur mendjen tende shkencore ne thellesi te nentokes per te zbuluar pasuri te ēmuara per  Shqiperine tone, qe te ka  nderuar me ēmimin e  Republikes dhe me titullin Profesor.

            Na ike, ti qe tere jeten nuk dite te shqetesoje njeri dhe kur te shqetesonin, ashtu siē nuk bezdise askend  dhe ne ēastin e fundit te jetes tende, qe mendja e popullit e quan "vdekje te embel", pavaresisht se eshte e hidhur sa vete hidherimi.  I dashur ne jete, i respektuar pas vdekjes, do te ngelesh per te gjithe sa te njohen.

Do te presin, te hyshe tek dera, njerezit e shtepise tende, do te presin bezhanajt,  njerezit e miqte e tu per  vizite, edhe ne fterjote tek kafja ne tavernen e "Dajtit",  por banesa e perjeteshme dhe e rende nuk do te te lere te ngrihesh mė. 

Fterra, ku ti linde me 4 prill 1934 dhe ku more mesimet e para, perhere do te nderoje. I respektuar do te mbetesh per te gjithe ne fterjotet dhe per koleget e tu inxhiniere gjeologe. Dhembja per ty, eshte plage per ne. 

             Te nderojme  per emrin e mire qe na le ne fterjoteve, por dhe  per vepren qe u le brezave te gjeologjise shqiptare.

                                                                                                                 Guro  ZENELI.

Nr. 27 prill, 2002

Enter supporting content here