F T E R R A
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

Enter subhead content here

 

Skenari i dokumentarit me te njėjtin titull

 

MĖSUESIA DHE LIRIA LEJTMOTIVI I JETĖS SĖ

 MĖSUESIT TĖ POPULLIT LAME XHAMA

            Lindi nė prag tė shekullit tė 20-tė, tė shekullit qė sapo lamė pas, nė ditėn e Vitit tė Ri, 95 vjet mė parė, mė  1905, nė Fterrė

Nė kushte tė vėshtira ekonomike tė fshatit, Babai i Mėsues Lames, Rushiti, i nisi dy djemt e mėdhenj nė kurbet. Familja mbeti vetėm me djalin e vogėl Lamen. Atėhere nuk ishte shpallur ende Pavarėsia e ShqipėrisėRilindasit luftonin pėr hapjen e shkollave shqipe. Edhe nė Fterrė bėheshin pėrpjekje, qė mejtepi nė gjuhė turke, tė kthehej nė gjuhė shqipe, qė u bė e mundur mė 1916, 4 vjet pas ngritjes sė Flamurit

            Nė kėtė atmosferė hodhi hapat e para tė jetės dhe Lamja, i cili, me tu ēelur shkolla nė gjuhėn shqipe, zuri vend nė dhomėn-shtėpi-klasė. 12 vjeēar mbaroi klasėn e parė fillore. Por ngushtėsia ekonomike familjare e detyroi tė ikij andej-kėndej, deri sa arriti tė pajtohet si ēirak nė kafenenė e thjeshtė tė Osman Beqos nė Vlorė.

  Por Vlora kėrkontė Lirinė e rėmbyer nga pushtuesi, ndaj u ndez Lufta e Vlorės.Lamja 15 vjeēar la dyqanin dhe me pushkėn nė krah u rreshtua me luftėtarėt e lirisė. Por papritur ra rob dhe bashkė me tė tjerė, u internua nė Ishullin e Sazanit.

            Pasi fitoi Guna pėrmbi tela, Lamja u kthye pėrsėri si ēirak nė kafenenė e Ustait tė tij. Rastėsisht u njoh nė kėtė kafene me patriotėt e mėdhenj Halim Xhelo e Avni Rustemi.. Te ky djalė u bėri pėrshtypje: Dashuria e tij pėr lirinė dhe etja qė kishte pėr tė mėsuar. Dy patriotėt e shquar, jo vetėm e ushqyen vullnetin e tij, por u interesuan derisa e ēuan me bursė mė 1923 nė Normalet e Elbasanit. Mirėpo, porsa vuri nė udhė tė mbarė tė mėsuarit, shpėrtheu Revolucioni i Qershorit 1924. Tani Lames 19-vjeēar i ishte hapur syri edhe pėr idealet demokratike, qe shpresoi se do tia jepte ai revolucion. Ndaj u radhit, deri me armė, nė forcat demokratike, tė drejtuara nga shoqėria Bashkimi.

Nė fuqi erdhi Noli i ditur. Lamja, i gėzuar nga fitorja, u kthye pėrsėri nė shkollė.

Kur ishte nevoja pėr tė luftuar pėr Lirinė e Atdheut e pėr idealet demokratike, Lamja rreshtohej nė radhė me tė parėt. Kur mbaronte ajo detyrė madhore, atėhere kthehej me dėshirė tė madhe nė bangon e shkollės pėr tė marrė dituri. Pėr lirinė sakrifikonte shkollėn. Pėr shkollėn sakrifikonte ēdo gjė tjetėr. Liria dhe mėsuesia ishin dy vullnetet e tij.

Mėsuesia ishte pasioni i tij, ishte jeta e tij, jo pėr 2 a 5 vjet, por pėr 40 vjet, pėr gjithė jetėn, aqė sa edhe kur doli nė pension, pėrsėri nuk braktisi as shkollėn, as mėsuesit as nxėnėsit, pavarėsisht se ata tashmė nuk ishin nxėnėsit e tij. Pėr Mėsues Lamen, siē e thėrrisnin ishnxėnėsit e tij edhe kur bėheshin burra, dhe pėr Zotin Lame, siē i folėn tėrė jetėn prindėrit e ishnxėnėsit e tij, emri Lame u bė mbiemri i tij, ndėrsa pėr emėr iu vu fjala Mėsues.

Mėsues Lami i thirri Fterra Kuēi- Kurveleshi Pėrmeti Saranda- Delvina Konispoli Bregdeti. Tėrė sa e njohėn. Mėsues Lamja- vinin titujt e shkrimeve gazetat e kohės kur shkruanin pėr tė, apo kur e intervistonin.

Karierėn si mėsues e filloi mė 1928, nė Pėrmet, ku u shqua pėr zellin e madh nė punė, qė e shfaqi me rezultate tė larta nė detyrė. 

Pas dy vjet pune nė qytetin e Pėrmetit mundi tė transferohej nė Sarandė mė afėr njerėzve tė tij, nė shkollėn e vetme fillore, nė Onhezmin e lashtė. Kėtu nisi dhe detyrėn e dytė si kujdestar e drejtor nė konviktin Ēamėria.

Kėtu punoi pėr gati 10 vjet, deri nė vitin 1939. Fitoi respekt e dashuri nga nxėnės e prindėr, nga qytetarė e fshatarė tė zonės. E respektuan shumė nxėnėsit e tij si Tahir Demi, Adil Ēarēani, Teme Sejko, Hito Ēako, Selim Islami, etj, etj.

Nė orėn e mėsimit shquhej pėr punėn qė slodhej kurrė. Orėn e mėsimit e kishte tė shėnjtė. Gjatė orės sė mėsimit tė Lame Xhamės nuk guxonte askush tė trokiste nė derėn e klasės sė tij. Vetėm kėtu ishte i rreptė si Ai. Qėllimi i orės sė mėsimit tė tij ishte tu jepte nxėnėsve, sė pari njohuri tė reja e dashuri pėr lirbrin, dhe sė dyti dashuri e dituri pėr Shqipėrinė.

Sė bashku me Sherif Dushėn e Xhevdet Kofinėn qė tė rinj, kishin marrė njė vendim: fėmijve tė tyre tiu vinin emra shqip. Dhe tė tre e mbajtėn fjalėn. 3 fėmijėt e Lames, 10 tė Sherifit e 3 tė Xhevdetit tė gjithė gėzojnė vetėm emra shqip, Bardhyl, Argon, Luan, Lule, Fatmir, Drita, etj.

Dashuria pėr Atdheun u bė shkak pėr ta transferuar nė Konispol, nė kufi, sepse Mėsues Lamja ishte shpallur si mėsues antifashist nė opinionin zyrtar, qė ditėn e pushtimit fashist mė 7 prill 1939.

Ziente nga revolta e brendėshme, por pėrsėri vendosi ti shėrbejė pasjonit tė tij, mėsuesisė. Kėtu, nė Konispol, e nisi punėn me pėrpjekje pėr tė bėrė bashkimin e shkollės femrore me shkollėn mashkullore. U ndesh me fanatizėm. U pėrplas me ndėrhyrjet e parisė, qė e shikonin dhe me dyshim zyrtar. Ky dyshim u kthye nė goditje tė drejtpėrdrejtė. Dekreti i Logotenencės Nr.528 datė 31 tetor 1940 e pushon nga puna me akuzėn se ishte mėsues antifasisht.

Ky qėndrim ekstrem e detyroi tė kthehej nė fshatin e tij, Fterrė. Kėtu pėrhapi dhe pėrqafoi luftėn pėr Liri kundėr pushtuesit. Me tu krijuar kėshilli i fshatit, qershor 1942, kreu detyrėn e sekretarit tė pushtetit nė Fterrė dhe tė ekonomatit pėr luftėn nė Fterrė e nė Sarandė.

Mendjen dhe makinėn e shkrimit i vuri nė dispozicion tė Luftės pėr liri 

Ėshtė interesante pjesėmarrja e tij si aktor nė Lulja e Kujtimit e Besa.

Mėsues Lamja, nė kujtimet e shkurtėra e nė disa vjersha tė tij, nuk i ndau asnjėherė dy vullnetet e tij: Lirinė dhe Mėsuesinė nga njėra-tjetra. Ndaj pėrherė u vu nė dispozicion tė luftės pėr liri e ideale demokratike dhe tė punės, pėr arsim e dituri. Shpirti liridashės dhe mendja arsim-dashėse, ishin nė zemrėn e nė ndėrgjegjen e tij, qė u thirr, gati njė shekull, Mėsues Lame! Lirinė e ndjejnė dhe e ēmojnė mė mirė njerėzit e ditur, se dhe liria nė fund tė fundit i ka rrėnjėt te Dituria.

Liria kishte nevojė pėr mėsuesinė, ashtu siē kishte nevojė mėsuesia pėr lirinė. Ndaj mėsues Lamja, qė ditėn e ēlirimit tė Sarandės, mė 9 tetor 1944, e mori me vullnet tė veēantė detyrėn e mėsuesit dhe njėherazi dhe tė drejtorit tė shkollės nė Sarandė.

Arsimi kishte nevojė pėr organizim e drejtim. Mėsues Lamja mori dhe detyrėn e pėrgjegjėsit tė arsimit tė Sarandės. Organizoi 5 klasa me 130 nxėnės, ku pėr disa kohė punoi fill i vetėm. Ėshtė e madhe puna qė bėri pėr disa vjet nė shtėpinė e fėmijės Sarandė. humanizmi i tij ka lėnė gjurmė tė pashkyeshme tek jetimėt, tek fatkeqėt, tek fėmijėt e shtėpisė sė fėmijės. Dhe ketu nė Sarandė punoi pėr 35 vjet si mėsues, qė i ngjiti tė gjitha shkallėt e profesionit.

 La emėr tė mirė nė jėtė e pas jetės.  E donte dhe e respektonte shumė familjen e tij, Luten, bashkėshorten e jetės, nipėrit e mbesat, e stėrmbesat e tij. I dhėmshur ish pėr tė gjithė. 

 Pėrherė i urtė e kėmėngulės pėr tė mėsuar fėmijėt, nxėnėsit, e pse jo dhe tė rriturit. Pėrherė me dlirėsi shpirtėrore, pėrherė njeri i ēiltėr. I donte nxėnėsit, ndaj dhe ata e donin, i respektonte nxėnėsit, ndaj dhe ata e respektonin, i nderonte tė gjithė, ndaj tė gjithė e nderonin. Ndaj u nderua me titullin mėsues i Merituar mė 1965 dhe me vonė, mė 1980, mori titullin mė tė lartė Mėsues i Popullit

Shpirtin e tij ia kushtoi mėsuesisė. Pėr 40 vjet hyri e doli nė klasė me 30-40 nxėnės pėr mė shumė se 50 mijė orė mėsimi. Me zilen e shkollės hynte nė klasė e me zilen e shkollės mbaronte orėn e mėsimit.

Ora e mėsimit ishte pasioni I tij. Ora e mėsimit ishte shkolla pėr tė. Ndaj dhe kur u bė drejtor nė Sarandė e Delvinė, nė Kuē e gjetkė, dhe kur u bė inspektor arsimi nė Qarkun e Gjirokastrės, kudo e kurdo nuk u nda nga ora e mėsimit.

Mbahet mend nė kujtesėn e ish-nxėnėsve se jipte bukur gjuhėn shqipe, se recitonte bukur para auditoirit tė nxėnėsve, se fliste me pathos pėr historinė e gjeografinė e Atdheut dhe figurat e shquara tė Kombit Shqiptar.

Jeta e tij nga viti 1928 e deri sa doli nė pension ishte ora e mėsimit.

 Idhull tė mėsuesisė shqiptare kishte Aleksandėr Xhuvanin, qė e adhuroi qė kur ishte nxėnės i tij nė Normalen e Elbasanit.

Ora e mėsimit ia hapi sytė vetė Mėsues Lames, por edhe mėsues Lamja u hapi sytė pėr 40 vjet brezave tė tėrė nxėnėsish, po nėpėrmjet orės sė mėsimit. U arsimua pėr vete e arsimoi dhe tė tjerėt, u kultura pėr vete e kulturoi dhe tė tjerėt Mėsuesinė e trashėgoi te djali, mbesa e stėrmbesa, nė katėr breza me radhė.

Mesazhi i jetės sė Lame Xhamės, i kėtij Mėsuesi tė Popullit ėshtė se Liria dhe Dituria janė dy gjėrat mė tė ēmuara pėr jetėn e njeriut. Ndėrsa pėr mėsuesit kėshillonte qė nė orėn e mėsimit, tu jepnin nxėnėsve nektarin  e diturisė.

Syri i hapur i Mėsues Lames, qė gati u bė vėrsnik me shekullin e 20-tė, nuk u rrudh asnjėherė derisa mbylli sytė nė vitin 1992, duke lėnė emrin e veprėn e Mėsusit tė Popullit nė Arsimin Shqiptar, duke lėnė nė kujtesėn e brezave emrin e nderuar : Mėsues Lamja. Ja, pra, ka diēka qė mbetet nė kėtė Botė Kjo ėshtė vepra, ėshtė shembulli, ėshtė emri qė lé  njeriu pasi merr rrugėn pėr nė parajsė.

Dhe ai nuk la pak

                                                                                   Guro ZENELI

Enter supporting content here