F T E R R A
Nafiz Bezhani
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

nafizkopertine.jpg
Kopertina "Mekatare 2"

 

U PROMOVUA LIBRI I AV. NAFIZ BEZHANIT

MEKATARĖ 2 DHE

U FESTUA 75 VJETORI I DITĖLINDJES SĖ TIJ

 

            Nė prani tė diasa personaliteteve dhe te nje numri tė madh bashkėfshatarėsh, nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe tė Artistėve tė Shqipėrisė, u promoivua libri i Av. Nafiz Bezhani Mėkatarė 2 dhe u festua 75-vjetori i ditėlindjes sė tij.

            Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė disa personalitete, miq e dashamirės dhe shume bashkėfahatarė me banim nė Tiranė. Midis tyre morėn pjesė ish Presidenti i Republikės Rexhep Mejdani, ish Zv.Kryetari i Kėshillit tė Ministrave Skėnder Gjinushi, si dhe Sabit Broka, Marko Bello, Sabri Godo, Petro Koēi, Fatos Klosi, botuesi i mirėnjohur Fatmir Toēi, juristi i shquar Niazi Jaho e shumė tė tjerė.

            Fatmir Toēi bėri prezantimin e librit dhe pas nje falėnderimi qė bėri Nafiz Bezhani pėr gjithė pjesėmarrėsit, pėr vlerat e librit foli redaktori dhe studjuesi Xhazair Abazi. Nė emėr tė komunitetit fteriot me banim nė Tiranė foli dhe uroi pėr ditėlindjen Dilaver Shkurti. Me pas beri nje vlerėsim dinjitoz tė vepres sė Nafizit kritiku i mirėnjohur Prof.Dr. Josif Papagjoni

            Pėr tė pranishmit u shtrua edhe nje koktej.

            Libri Mėkatarė 2 ėshtė shpėrndarė nė shumė librari tė kryeqytetit.

 

FTERJOTI QE TEJKALON MOSHEN

  -Ne pervjetorin e lindjes se  z.Nafiz Bezhan i-

 

Nafiz Bezhani e filloi jeten me liber per te marre dituri. Studjoi ne shkollen Bujqesore te Kavajes. Por koha, qe ne moshen e adoleshences i kerkoi trimeri.  Ishte koha kur vendi yne u pushtua nga fashizmi. Atehere Nafizi perqafoi pikerisht trimerine.Dhe mori pushken ne duar. Kuptoi se pa liri nuk ka as dituri. Nga shkolla u hodh ne ēeten e Pezes, e para ēete antifashiste  ne Shqiperi, madje dhe ne Evrope.

            Por lufta u shtri dhe ne Kurvelesh. Dhe Nafizi u be nga pjesemarresit e pare  ne ēeten territoriale te Fterres se tij. Ne Fterre erdhi Tuk Jakova, nje nga udheheqesit e levizjes, komisar i Brigades se Pare. Shkuan ne kete brigade dhe nje numur djemsh nga Fterra:Pashua,Samiu, Osmani, Azemi, Razipi, NafiziNe brigade gjeten Turhanin, Shefqetin, Bektashin. Tre nga djemte e Fterres: Turhani,Osmani e Azemi dhane jeten per lirine e Atdheut. Te tjeret vazhduan luften me amanetin e te reneve. Ne kete brigade u shqua per trimeri dhe Nafizi. Ndaj u zgjodh dhe delegat i Brigades se pare , ndaj gezon  dhe disa dekorata nga Kuvendi.Ēlirimi e gjeti komandant te toges se zbulimit me graden toger.  Por tani pas luftes e therriste ndertimi i vendit, e kerkuan per te punuar ne organet e pushtetit civil. Punoi ne organet e Ministrise se Brendeshme, ne Kryeministri, ne ministrine e bujqesise, shef kuadri ne pushtetin e qarkut te Vlores.

Me vone mori kalemin dhe punoi ne "Mbrojtja e Atdheut". Ne lufte shfaqi trimeri. Tani ne paqe-diturine. Me shoket- dashuri e respekt. Ne pune- vullnet te forte dhe ndershmeri. Kurajon civile e tregoi dhe ne lufte dhe ne paqe, dhe ne diktature dhe ne demokraci. Mendimet etij i ka thene hapet. Miqesine e ka te vjeter e te re. U njoh nga afer me Sejfulla Maleshoven. E respektoi dhe e nderoi dhe kur Sejfullain e denuan deri ne ekstrem, dhe kur e perjashtuan nga Byroja Politike, dhe kur e shkarkuan nga Minister i Kultures, dhe kur e perjashtuan nga partia. Edhe tani kur e pyet per Sejfullain te flet me shume respekt per te, si miku i mire per mikun e tij te mire.U njoh dhe me Nako Spiron. U fut ne histori Nafizi dhe ne vitin 1956, ne Konferencen e Tiranes ku, me kurajo qytetare, u bashkua me kritikat e bera ndaj udheheqjes se larte te shtetit te asaj kohe. U ndeshkua se nuk pranoi te terhiqej nga mendimi i tij.

Me nje vullnet te forte dhe me nje qytetari fisnike diti ta perballoje jeten. Me vullnet studjoi dhe mbaroi fakultetin juridik.Pervetesoi dhe anglishten. Botoi dhe shume shkrime ne faqet e shtypit te kohes. Beri dhe perkthime.U detyrua te shkruaj dhe me pseudonimin:Lulo Fterra dhe Sulo Labi. Ka botuar dhe studime shkencore, juridike e albanologjike.

Ne kthesen e bere ne vitin 1990-1991 mori pjese aktive ne politiken juridike, duke dhene kontributin e tij ne demokratizimin e vendit. Ne vitin 1994 beri jehone libri i tij: "I mallkauari i Nojes". Me interes u ndoq dhe libri tjeter: "Procesi i shekullit". Ne jo pak shkrime ka ngritur probleme te rendesishme per qeverisjen e vendit. Ndaj ne vitin 1997 Kuvendi e ngarkoi me detyren e rendesishme te Kryetarit te Komisionit te figurave  kryesore ne administraten e larte te shtetit, qe ende vazhdon ta kryej me ndershmeri fterjote dhe korrektesi ligjore. Megjithese i ka kaluar te shtatedhjetat, perseri nuk i ndahet punes. Perpiqet te merret dhe me problemet e fshatit. Vjen shpesh dhe ne "Parlamentin" e Fterres, ne lokalin ku mblidhen fterjotet, kryesisht  te shtune e te dielen.

E nisi jeten me liber. Per lirine doli partizan. Pas Ēlirimit mori kalemin. Padrejtesia i dha kurajo. Jeta e beri te forte. Demokracia e riperteriti. Mosha nuk e lodhi. Ndaj Nafizin tone mund ta cilesojme si fterjotin qe e tejkaloi moshen ne ēdo periudhe te saj.

Ne pervjetorin e lindjes ne e  pergezojme dhe i urojme.

                                                                                                            Dilaver SHKURTI

                                                                                                             Bashkėmoshatar

Nr.24 maj, 2001

 

VLERĖ PĖR PASTERTI  MORALE

-          Mendime  rreth librit tė Nafiz Bezhanit, me titullin :"Mėkatarė"-

 

Qe kur lexon titullin ne kopertine dhe deri sa mbyll faqen e fundit, te 234-ten e ketij libri, veren se autori i ka dhene  ne trajte te pashquar mekataret, duke mos i futur te gjithe ne nje  thes, siē shkruan vete ai, dhe as me emrat qe u ka vene Nena e Babai, por me "pseudonimet" qe u ka ngjitur shteti.Njeherazi veren se autori, me formimin e tij juridik e qytetar, nuk don te vrase e te shqetesoje njeriun si individ te veēante, por te godit nje fenomen negativ e te teperuar te shoqerise moniste.

Duke lexuar librin: "Mekatare", te del perpara nje autor vullnet-fort dhe mendje-kthjellet. Dhe jo vetem i tille, por dhe me kurajo civile e qytetare. Kjo, per vete faktin, se Nafizi ka kapur dhe trajtuar nje problem te mprehte,te nderlikuar e kompleks, nje stil qe e ka shpikur shteti, qe kur ka lindur dhe qe do ta kete shteti deri sa te jete, por qe shteti monist ne Shqiperi e shperdoroi me teperice,  duke zbatuar ligjin  brutal te luftes se klasave ne parti e ne popull, duke e shtrire ate po me teperice, ne funksion te interesave klasore.

Gjithashtu, kur lexon kete liber njihesh me nje pjese te stilit agjenturor e policesk te qeverisjes te asaj kohe, por dhe me  disa detaje antiligjore te disa qeveritareve te veēante te viteve te ketij tranzicioni te gjate  e te veshtire. Problemi me te cilin merret Nafizi yne, ka brenda dhe drame njerezore, dhe intriga tragjike te permasave shekspiriane, per jo pak njerez qe u bene viktime te nje sistemi dhe nje shteti te ashper, ne rrethana te ndryshme qe autori na i jep me kthjellesi per ēdo personazh te tij, duke arritur  kulmin ne kapitullin e peste dhe te gjashte me dosjen "T.S 412".

            Ketu, deshiroj te theksoj dhe qendrimin e guximshem dhe real te Nafizit, ndjenjen e forte te atdhetarise, i cili e jetoi kete ndjenje te ēmuar, ne  tri kohe. Se pari, ne kohen e Luftes Antifashiste, ku ka qene partizan trim ne Brigaden e Pare Sulmuese. Se dyti, ne kohen e shtetit monist, ku per kritiken me kurajo qytetare te bere ne konferencen e Tiranes me 1956, u ndeshkua. Dhe se treti, ne kohen e demokracise, ne kete periudhe tranzicioni, perseri me kete liber, dhe ne moshen e trete, shfaq kurajon e tij qytetare e patriotike. Kjo ndjenje e ben Nafizin, qe pavaresisht  se e godet me te drejte  sigurimin e atij shteti, perseri nxjerr me vertetesi dhe realizem ne faqet e ketij libri inteligjencen dhe zgjuarsine fitimtare te shqiptareve ne ballafaqim dhe me organizma agjenturore nderkombetare te specializuara per mbare boten.

            Kur lexon kete liber, autori, "te pandehurit" e tij,  i gjykon dhe si jursit, dhe si njeri. Nafizi, si jurist i zoti, dhe Nafizi si njeri i mire, duke ditur te harmonizoje ligjin shteteror me arsyen njerezore, di dhe te ēmoje, di dhe te fale. Prandaj, si jurist- te ndeshkon konforme ligjit; si njeri- te gjykon si qytetar. Si jurist qendron i drejte,si njeri ndjen dhimbje per personazhet e tij. Njeherazi, si jurist shpreh idene se megjithese drejtesia u pelqen te gjitheve, por, fatkeqesisht, jo te gjithe jane te drejte. Dhe kjo sepse nuk eshte e lehte te besh drejtesi.

Autori ngrihet mbi konceptin sektar shqiptar, dhe mbi  emocione e ndjenja, dhe    gjykon me durim e gjkaftohtesi duke u futur ne rrethanat e kohes dhe te ēdo personazhi, duke pasqyruar nje realitet te caktuar ne nje veper dokumentare, por dhe letrare. Autori me penen e tij futet ne thellesi duke ditur te diferencoje te keqen nga e mira dhe te miren nga e keqja, pa perbuzur njeriun viktime apo fatkeq, madje as ate tip personazhi, qe ka  ligesi  ne shpirtin e vet, duke dhene qarte rrethanat ne te cilat jane vene ne sherbim mekatar te atij shteti, duke u perpjekur te mbroje pastertine e figurave te shtetit te sotem demokratik.

 Megjithese e thote te verteten, e cila ne permbajtjen e saj eshte me peshe te rende, nuk i rendon personazhet ne emrin e vene nga Nena dhe Babai, por i godit ata me "nofken" qe u ka vene ai lloj shteti. Njeherazi nuk i godit as me dashakeqesi, po perkundrazi i jep me dhimbje njerezore, sepse autori e di mire qe, ne ate lloj shoqerie, ne nje forme, a ne nje tjeter, njerezit, edhe me vullnet, por edhe te detyruar nga rrethana te caktuara, siē e trajton autori,  behen viktime e vete sistemit. Keshtu, nepermjet nje veprimtarie antinjerezore, percjell mesazhe qytetare, duke  dhene mesimin njerezor: o ti njeriu me mend, provoje ne  trupin tend, si te dhemb ashtu me dhemb, sepse njeriu qe do njeriun mundohet te beje diēka te mire ne dobi te njeriut e te shoqerise qe jeton.

            Nafizi ne librin e tij kembengul duke arsyetuar se shoqeria demokratike jo vetem kerkon ligje te drejta e te arsyeshme, por dhe zbatim korrekt e te ndershem te tyre. Autori ne tere veprimtarine e detyres se tij, por dhe si krijues, ben ate qe duhet, kur jo pak kryepushtetare bejne ate qe duan.

Ne kete liber gjen ide kuptimplote, te dhena me origjinalitetin e autorit, siē eshte shpjegimi i bukur dhe bindes, se ligji i shtetit dhe ndergjegja e njeriut konvergojne tek njeri-tjetri, duke perfaqesuar logjiken njerezore dhe vullnetin e shoqerise, se ne jete njeriu mbi gjithcka duhet te vere ligjin dhe arsyen. Gjithashtu meson se duhet respektuar dhe ligji dhe arsyeja, se po i shkele ato, atehere dhe ai qe te do - nuk te mbron dot, ashtu si po nuk i shkele ato, dhe ai qe nuk te do - nuk ka se c'te ben. 

Nafizi eshte nje njeri me ideal dhe, si i tille, perballon ēdo veprim me forcen e se vertetes e te idealistit, me forcen e  te se drejtes dhe te ndergjegjes vetjake, ne dobi te vendit dhe te dinjitetit te tij, si njeri fisnik dhe idealist, kur sot idealistet dhe fisniket jane rralluar shume. Prandaj, Nafizi, di dhe te ndeshkoje, por dhe te fale, sepse autori e ka te qarte, se, ashtu siē nuk ka drejtesi pa ndeshkim, ashtu nuk ka dhe drejtesi pa falje. 

Kur e mbyll se lexuari librin:"Mekatare", arrin ne perfundimin se kjo veper eshte vlere per pastertine morale te njeriut.       

                                                                                                 Guro ZENELI

Nr. 26 mars, 2002

 

 

U PROMOVUA LIBRI I NAFIZIT - MĖKATARĖ-

- Mendime, pėrshtypje e vlerėsime -

 

Pata fatin ta lexoj e rilexoj disa here librin Mėkatarė tė bashkėfshatarit tonė tė nderuar Nafiz Bezhani, qė, siē treguan vetėm kėto dy muaj pas botimit, pati njė sukses tė padiskutueshėm-

1. Jam i bindur se kemi tė bejmė mė nje libėr interesant e me vlera tė shumėfishta.

- Ėshtė libėr historik e kronikal, sepse merret me pėrshkrimin dhe analizėn e njė periudhe tė caktuar kohore, nga viti 1997 deri nė vitin 2002.

- Ėshtė libėr politiko-juridik, sepse pėrmes tij lexuesi njihet me jetėn e drejtimin politik tė vendit, por e ndėrthurur kjo me aspekte juridike tė problemit, tė hartimit e tė zbatimit tė ligjeve, tė pėrplasjeve e kundėrshtive qė ka hasur autori e komisioni qė ai drejtonte pėr kryerjen e detyrės.

- Ėshtė libėr letraro-artistik, sepse nga kreu nė fund nė tė gjen njė stil letrar e tė posaēėm tė shkruari, fraza tė thjeshta e tė kuptueshme, figuracion e krahėsime tė goditura. Kemi tė bėjme me njė prozė tė mirėfilltė tregimtare, sidomos nė kapitujt ku flitet pėr dosje tė veēanta sekrete.

- Ėshtė libėr ku dalin nė pah, shpesh me detaje, pėrpjekjet e autotit pėr kryerjen e detyrės nė krye tė Komisionit Shtetėror tė Verifikimit tė Figurave tė Personave Zyrtarė. Lexuesi njihet me ndjenjat e mendimet e tij, me pikėpamjet e qėndrimin ndaj realitetit.

2. Kur mbaron sė lexuari librin, kupton qartė kush ėshtė Nafiz Bezhani: jurist i shquar, avokat i mirėnjohur nga tė gjithė, gazetar e shkrimtar i afirmuar, fteriot i ditur e i mirė, familjar shėmbullor.

Lexuesi e kupton qartė se ka tė bėjė me njė njeri korrekt, tė papajtueshėm me shkelėsit e ligjit, qofshin kėta drejtues tė lartė tė shtetit, apo edhe ish-agjentė tė sigurimit: Por askund nuk del hakmarrės, prepotent, pėrkundrazi, kėrkon drejtėsi nėpėrmjet ligjit.

Nė libėr Nafizi qėllon pa mėshirė majtas e djathtas, lartė e poshtė, kur ėshtė fjala pėr tė mbrojtur parimet, tė drejtėn, ligjin, me drejtėsinė e duan tė gjithė, por nuk janė tė gjithė njerėz tė drejtė.

Si njė sintezė tė qėllimeve tė tij nė libėr, autori thotė: Ndėrsa prifti bekon nė emėr tė Zotit, unė veproj nė emėr tė ligjit dhe zbatoj vetėm ligjin...Mėshirėn time e kėrkoj nė ligj.

                                                                                                              Bardhyl XHAMA

Nr. 26 mars, 2002

 

 

 

Enter supporting content here