F T E R R A
Rexho Kurupi
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

rexho.jpg
Ing. Rexho Kurupi

 

REXHO ARIF KURUPAJ

 

Rexho Arif  Kurupaj kam lindur ne Fterre te rrethit te Sarande me 10/5/1934. Shkollen fillore e kam kryer ne Fterre ne vitin 1948 dhe ne te njejtin vit fillova shkollen unike (7-vjecare) ne Kuc, te cilen e mbarova ne vitin 1951.

Ne shtator 1951 fillova shkollen teknike (politeknikumi 7nentor) sot Harry Fultz , te cilen e mbarova ne vitin 1955.

Nga tetori 1955 deri ne gusht 1958 kam punuar teknik gjeolog ne Kame te rrethit Tropoje. Ne kete vit (1958) mu dha e drejte studimi per jashte shtetit (ish.RD Gjermane). Nje vit qendrova ne Leipsig  ku studiova gjuhen gjermane dhe ne vitin e dyte u regjistrova ne akademine e minierave ne Freiberg ne Saksoni prane Drezden. Ne vitin 1961 u ktheva per te vazhduar studimet ne U.SH Tiranes te cilin e mbarova ne vitin 1964 dhe u diplomova inxhinjer gjeolog. Dy vitet e fundit i bera pa shkeputje nga puna. Ne vitin 1962 u sistemova ne punė ne fakultetin Gjeologji-Miniera me detyre bashkepuntor tekniko-shkencor ne sektorin e mineraleve te rralle e te cmuar, punė te cilen e vazhdova deri ne korrik te viti 1967. Ne korrik te viti 1967 u transferova ne nderrmarjen gjeologjike Tirane ne ekspediten e mineraleve te ralle e te cmuar. Ne kete detyre kam punuar si inxhinjer gjeolog i thjeshte deri ne vitin 1975.  Nga ky vit deri ne 1979 kam kryer detyren e kryetarit te ekspedites te permendur me siper.

Ne kete vit (1979) me vendim te organeve te Partise te rrethit Tirane jam transferuar ne minierat e qymyrgurit Tirane, fillimisht ne Valias e me vone ne Mezez ne funksione drejtuese. Nga viti 1985 deri ne vitin 1990 kam punuar inxhinjer gjeolog ne minieren e qymyrgurit ne Mezez nga ku dola edhe ne pension.

 

VENDET DHE OBJEKTET KU KAM PUNUAR.

 

  1. Ne vitin 1955 deri ne vitn 1958 kam punuar ne ekspediten gjeologjike Kame Tropoje ku kam kryer punime kerkimi e zbulimi per mineralin e kromit ne Kame dhe ne rrethinat Kepenek dhe Lajthize. Po ashtu kam kryer punime paraprake per  krom ne Vlahen te Hasit.
  2. Ne vitin 1962 deri ne 1967 kam punuar ne sektorin e mineraleve te rralle e te cmuar te fakultetit gjeologji-miniera ku kam kryer punime kerkimi (punime fushore) dhe eksperimentime ne laboratore te Universitetit te Tiranes per pasurimin e mineraleve te fraksionit te rende qe gjendet ne shkrifrimet e plazheve te bregdetit tone. Ne perfundim te ketyre studimeve sektori ku kam punuar projektoi impiantin pilot te pasurimit te rerave te plazheve te permendura me siper, si te plazheve te reja (te bregdetit te sotem) dhe te shkifrimeve te varrosura ne brendesi te kontinentit. Objekt i punes ne terren kane qene plazhet e Divjakes, te Spillese, te Golemit, te Rrushkullit, ne Patok, ne Talje dhe ne Velipoje. Ne Rrile te rrethit Lezhe kam kryer zbulim te detajuar te shkrifrimeve te vjetra duke, duke bere ne perfundim raportin me rezervat perkatese. Ne kete objekt bera dhe mbrojtjen e diplomes se inxhinjerit gjeolog.
  3. Kam marre pjese ne kerkimin per ar dhe platin dhe mineraleve te tjera te fraksionit te rende ne lumenjt Fan dhe Mat.
  4. Kam kryer nje studim nepermjet zbulim-shfrytzimit eksperimental ne lumin e Kurvajes prane fshatit Derjan te rrethit Mat.
  5. Kam marre pjese ne projektimin dhe kryerjen e punimeve fushore ne shkrifrimet e plazheve dhe ato te varrosura (kontinentale) ne Seman, Divjake, ne Spille te Kavajes, ne Talje, ne Fushekuqe, ne Velipoje etj.; duke mbuluar me punime fushat nga plazhi i sotem deri rreze kodrave ne te gjitha objektet e siperpermendura.
  6. Kam kryer punime per kerkimin e arit e platinit ne lumin Vjose nga Dragoti ne Carshove ne shtratin e lumit dhe ne tarrracat ne te dy krahet e tij.
  7. Kam kryer studimin gjeo-morfollogjik, (ne bashkepunim edhe me fakultetin e gjeologjise e te minierave) te lugines se lumit Vjose nga Kelcyra ne Petran te Permetit.
  8. Kam kryer kerkimin ne lumin Shkumbin nga Librazhdi-Qukes-Proptisht per ar dhe platin.
  9. Kam marre pjese ne kerkim dhe zbulimin per ar dhe platin ne lumin Cerave dhe tarracat rreth tij ne rrethin e Pogradecit duke kryer dhe studimin e plote gjeo-morfollogjik te kesaj lugine.
  10. Kam marre pjese ne kerkim zbulimin e shkrifrimeve te vjetra ne ranoret Vlashaj, Konaj, Karrec prane Marikaj; ne Manze-Armath-Shkafan te rrerthit Durres; ne Shetel, Sauqet te rrethit Tirane etj.
  11. Kam marre pjese ne kerkim-zbulimin paraprak te vendburimit te arit ne Babje te rrethit te Librazhdit dhe ne disa objekte te tjera te ketij rrethi.
  12. Kam kryer punime kerkimi te lehta te lumin Devoll (gryke e Cangonjit deri ne Dardhe), ne zonat e Prespes te madhe e te vogel si dhe ne lumenjt Caushlis dhe Leminotit prane Pogradecit.

 

Per te ghitha objektet ku kam punuar jam autor dhe bashkeautor ne projektet, relacionet dhe raportet pas kryerjes se punimeve. Te gjitha raportet studimet dhe relacionet ne pergjithsi kane pase karakter sekret dhe janė depozituar ne arshiven e fakultetit gjeologji miniera per punimet e kryera ne vitet 1962-1967 dhe ne arshiven e nderrmarjes gjeologjike Tirane per periudhen 1967-1979.

Per te gjithe periudhat e punes si gjeolog  jam nderuar me medalje dhe urdhra punė te ndryshme. 

Enter content here

Enter content here

Enter supporting content here