F T E R R A
Agron Xhama
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

agroninternet.jpg
Agron XHAMA

 

AGRON LAME XHAMA

 

 

U lind me 12 mars (25 prill) 1936 ne Fterre, rrethi Sarande.

            Ka mbaruar Universitetin e Tiranes dhe eshte diplomuar ekonomist. Ka punuar ne sektore te ndryshem te ekonomise kryesisht ne sektorin e tregtise dhe tu turizmit. Fillimisht ka qene  kryetar dege dhe me vone drejtor ne ndermarrje tregtare te shitblerjes. Ne vitin 1971 emrohet drejtor ne hotel Turizmin e Satandes. Ne qershor 1980 transferohet ne Ministrise e Tregtise se Brendshme me detyre Drejtor drejtorie. Ne vitin 1991 emrohet drejtor drejtorie ne Albturizem dhe ne vitin 1992 Drejtor i Bazes se Furnizimit Materialo-Teknik te Albturizmit.

                        Gjate gjithe punes se tij eshte dalluar per pune te ndergjegjeshme dhe te palodhur duke dhene kontribut te vecnte ne problemet e furnizimit te popullit dhe te zhvillimit te turizmit. Ka kryer disa studime me vlere ekonomike. Eshte nje nder ekonomistet e kompletuar te sistemit te tregtise dhe te turizmit.

                        Si drejtor eshte shquar per organizim, drejtim e menaxhim te mire dhe efektivitet te larte ekonomnik. Gezon respekt dhe reputacion kudo ku ka punuar dhe ka drejtuar.

                        Gjate 40 vjeteve te punes se tij nuk ka pase asnje mase ndeshkimore, asnje shkelje financiare, asnje shkelje ligji, asnje gjobitje. Ka qene nepunes dhe qytetar shembellor.

                        Per pune te palodhur dhe rezultatet e arritura, per ndershmeri dhe korektesi ne kryerjen e detyrave, eshte dekoruar dy here me "Urdherin e Punes" si dhe mjaft stimuj te tjere.

                        Ne qershor 1993, duke qene me detyre Drejtor i Bazes se Furnizimit te Ministrise se Turizmit, del ne asistence.

 

(sipas karakteristikes qe ndodhet ne dpsjen personale te Ministrise se Turizmit ne kohen e daljes ne asistence sipas nenit 24/1)

 

NJĖ VĖSHTRIM NĖ POPULLSINĖ E FTERRĖS

Fteriotėt sot janė rreth 430 familje dhe mbi 2000 frymė

 

            Fterra  ėshtė fshat i vjetėr.  Nė dokumentet qė njihen deri sot, pėrmendet nė vitin 1431 si fshat i nahies sė Sopotit me 12 hanė (familje tė mėdha e nė gjendje relativisht tė mirė ekonomike). Gradualisht popullsia e fshatit erdhi duke u shtuar. Nė fillimet e kėtij shekulli familjet e fshatit kane varijuar nga 80 deri 100 familje dhe nė nė dhjetor 1944 nė Fterrė kishte gjithsej 116 familje qė banonin nė fshat, 10 qė banonin jashtė fshatit  dhe  8 qė banonin jashtė Shqipėrisė.

            Nga njė evidentim qė kemi bėrė del se fteriotėt pėrbėjnė sot rreth 430 familje dhe mbi 2000 frymė . Ky  evidentim ka qėllin kryesor qė tė njihemi mė mirė me tė afėrmit, fisin dhe  gjithė bashkėfshatarėt kudo qė janė.

            Nė kėto 50 vjetėt e fundit ka njė rritje tė theksuar natyrore, por ka edhe lėvizje e largime, sidomos nga fshati nė qytet.

            Ndėr shkaqet mė kryesore tė largimit nga fshati, mund tė pėrmendim : a) fshati nuk ka kushte te favorshme pėr zhvillimin e ekonomisė, veēanėrisht tė bujqėsisė; b) fteriotėt, duke njohur edhe kurbetin, kanė aspiruar gjithėnjė pėr njė jetė mė tė mirė; c) arsimimi ka qenė njė pėrparėsi e gjithė edukimit tė bashkėfshatarėve dhe mbas mbarimit tė shkollave ata kanė punuar nė vende tė ndryshme brenda e jashtė Shqipėrisė; ē) sedra, nė kuptimin e mirė tė fjalės, ka bėrė qė shumė bashkėfshatarė, duke ndjekur shembėllin e atyre qė jetonin mė mirė, tė ngulmojnė pėr tė ndjekur rrugėn e tyre. Njė ndihmesė tė veēantė pėr kėtė dhanė edhe bijtė e fshatit qė tėrhoqėn shumė bashkėfshatarė, nė kurbet nga fundi i shekullit tė kaluar e fillim tė kėtij shekulli, dhe nė qytete tė  ndryshme tė Shqipėrisė nė vitet pas ēlirimit.

            Fterra, megjithėse njė fshat i bukur, ėshtė i varfėr dhe nuk mban dot shumė familje. Kjo ka qėnė arsyeja kryesore qė vazhdimisht bashkėfshatarėt janė detyruar tė ikin nga fshati

             Nė vitet para ēlirimit kishte dy lloj kurbeti, njėri larg Shqipėrisė, kryesisht nė Turqi. Tjetri jashtė Fterrės, nė qytete tė ndryshme, me nėpunėsi e punė tė tjera qė servirte koha.Kėta nuk ishin pak,ishin rreth 30 veta, midis tė cilėvė edhe mjaft intelektualė ,qė kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė rritjen e nivelit tė arsimit, tė kulturės e tė mėnyrės sė jetės  sė fteriotėve. Karakteristika e asaj periudhe ishte qė burrat shkonin ku tė gjenin punė dhe familjet jetonin nė fshat. Pas ēlirimit, sidomos pas viteve 50, ata qė ishin nė qytete filluan nė masė tė marrin edhe familjet. Shumė familje  qė ikėn nga fshati nė vitet 50 erdhėn nė Kombinatin e Tekstilit nė Tiranė ku jetojnė edhe sot, e ku me tė drejtė thuhet se ka njė Fterrė tė dytė, falė kujdesit tė veēantė tė bijve tė Fterrės,qė kane ndihmuar njėri-tjetrin.

            Tjetėr arsye e largimit nga fshati, ka qenė edhe arsimimi. Mjaft bashkėfshatarė, tė cilėt mbaruan shkolla u emėruan nė punėra nė rrethe tė ndryshme tė vendit si nė arsim, shėndėtėsi, ushtri, nė sektorėt e ekonomisė e gjektė, sidomos nė vitet 1950-1990. Edhe ata nuk ishin pak .Kjo ishte dhe mundėsia mė e mirė  nė ato vite pėr tė ikur nga fshati e pėr tu sistemuar diku mė mirė. Nė kėtė periudhė kanė ikur nga fshati kryesisht tė rinj, tė cilėt me kohė krijuan familjet e tyre. Familje nga fshati janė larguar shumė pak, mbasi, siē dihet, kishte disa pengesa nga ligjet e kohės.

            Pėrqėndrimet mė tė mėdha tė fteriotėve kanė qenė e janė nė Tiranė, Sarandė e Vlorė, por ndėrsa deri nė vitin 1960 shkonin mė shumė nė Vlorė, sepse atje ishte edhe qėndra e rrethit, pas vitit 1960 fillojnė tė shkojnė mė shumė nė Sarandė, ku nga 2-3 familje qė kishte nė fillim tė viteve 50, ato nė fund tė vitit 1960 arritėn rreth 25 dhe sot janė mbi 80. E kundėrta ndodh nė Vlorė, nga ku ka largime nė drejtim tė Tiranės, sidomos kėto vitet e fundit.

            Pas viti 1991 fenomeni i largimit tė familjeve nga fshati u bė masiv, si pėr shkaqe ekonomike e njė jetė mė tė mirė, ashtu edhe nga mundėsitė qė u krijuan pėr levizjen e lirė tė popullsisė. Nė kėto 6-7 vjetėt e fundit jane larguar nga Fterra rreth 40 pėrqind e familjeve, tė cilat kryesisht jane vendosur nė  qytetin e Sarandės e nė afėrsi.

            Familjet qė kanė banuar nė Fterrė nė vite tė ndryshme na paraqiten nė grafik:

     Siē del nga kėto tė dhėna, nė Fterrė gjatė viteve 1960 deri 1990, ėshtė mbajtur pothuajse i njėjti numėr familjesh, pėr shkak tė ikjes sė familjeve tė reja  nga fshati.

            Kurbeti ka qenė plagė e vjetėr e Fterrės, si ai i herėshmi, aq mė tepėr ai i riu. Njė numėr jo i vogėl fteriotė kanė emigruar nė Turqi shumė herėt, (pėrqėndruar mė tepėr nė Stamboll  e Izmir). Kemi tė dhėna qė kurbeti ka filluar nga fundi i vitit 1700, por ka shumė mundėsi tė jėtė mė i hershėm. Disa bashkėfshatarė shkuan nė shkollat turke dhe atje jetuan e punuan nė punėra tė ndryshme, deri edhe personalitete tė Universitetit perandorak. Megjithėse nuk kemi shifra tė sakta, por nga tė dhėnat e grumbullura del se nė Turqi jetojnė rreth 30 familje me orgjinė nga Fterra, qė pak lidhje mbajnė me tė afėrmit e tyre nė Shqipėri. Disa  familje janė asimiluar , kanė ndėrruar mbiemrat dhe nuk dinė gjuhen shqipe. Ndėr fiset qė kanė patur mė shumė nė kurbet nė atė kohė janė Xhama, Hizmo, Mėrkuri, Korkuti, Zani, e tė tjerė.

 Mbas vitit 1991 kur u hapėn kufijtė, ikėn edhe mjaftė familj fteriote si dhe shumė individė tė veēantė, sidomos nė Greqi e Itali. Ka fteriotė me gjithė familjet e tyre qė kanė shkuar e jetojnė pėrgjithmonė  edhe nė Amerikė, Kanada, Gjermani, Austri, etj. Gjithė familjet fteriote qė janė nė emigracion  sot llogariten rreth 90 dhe me rreth 380 frymė. Nga kėto mė shumė se gjysmat janė nė Greqi. Duhet thėnė se ka mjaft lėvizje emigrantėsh dhe tė familjeve tė tyre sidomos nė Greqi dhe Itali, prandaj edhe numri i tyre paraqitet i pėrafėrt dhe si vendbanim ėshtė marrė vendbanimi i pėrhershėm  nė Shqipėri.

            Pėr tė pasė njė ide mė tė qartė se ku janė pėrqėndruar fteriotėt me banim po japin njė grafik analitik Familja fteriote karakterizohet nga familja e re nė moshė e nė pėrmbajtje. Sot janė tė rralla rastet, e mund tė themi se nuk ka as nė fshat, dy kurorė brenda nė njė familje. Sekush ka familjen dhe shtėpinė e tij. Kėshtu ka qenė tradita edhe mė parė: rriteshin fėmijėt, ndaheshin nga njėri tjetri dhe krijonin familjet e tyre. Sot nė mbi 400 familje vetėm 7 janė me mbi 7 persona, kurse  familjet me njė frymė pėrbėjnė mė pak se 2 pėrqind tė tė gjitha familjeve fteriote.

         Pėrbėrja e familjeve sipa frymėve ėshtė  : familje me njė frymė 26, familje me dy frymė 49, familje me tre frymė 86, familje me katėr frymė 161, familje me pesė frymė 72, familje me gjashtė frymė 25, familje mbi 7 frymė 7.

            Pra, ajo qė e karaketrizon familjen, ėshtė se kemi tė bėjme me familje te reja qė vėrtitet nga 3-5 persona dhe me kryefamiljarė deri 40 vjeē, ēka tregon se po rritet njė brez i ri fteriotėsh, tė cilėt sigurisht, do tė bėjnė mė shumė nga brezi ynė pėr vete, pėr familjen dhe pėr fshatin.

            Fterra ka  gjithėsej 38 mbiemra familjesh. Nga tė dhėnat e grumbulluara del se mė shumė janė: Shkurtaj 56 familje, Brinja 34 familje, Gjoni 33 familje, Zhupa 30 familje, Mehmeti 23 familje, Bezhanaj 18 familje dhe pastaj me radhė Hizmaj, Dautaj, Mitaj, etj.

            Sot nė Fterrė nuk banon asnjė familje nga kėto mbiemra : Bezhani, Braho, Ēallo, Ēeli, Dusha, Elezi, Gėdo, Haderi, Korkuti, Mato, Memi, Mėrkuri, Mita, Ruko, Sadikaj, Shehu, Xhama dhe Zeneli. Disa nga familjet fteriote, pėr shkak se nuk kanė lėnė trashėgimtarė  meshkuj, gradualisht janė fikur. Kėshtu mund tė pėrmendim Kondi, Ēipa, Gjonika, Trako, Gjoni (ėshtė njė fis tjetėr qė nuk ka tė bėjė me kėta Gjonaj qė kemi), Seferaj, Goxhaj, Cocaj, Luēi, por ato duhet tė jenė mė shumė po tė kemi parasysh se nė fshat pėrdoren edhe shumė emra tė tjerė vendesh, arash, etj, qė nga fisi i tyre nuk ka trashėgimtar

Agron Xhama

 

Nr.12 shkurt, 1999

 

Enter supporting content here