F T E R R A
Dilaver Shkurti
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

Enter subhead content here

 

PA  GATI GJITHE BOTĖN ME SY,

POR SHPIRTIN S'E NDAU  NGA  FTERRA

- me    Dilaver   Shkurtin

 

Pyetje: Keni mbajtur dhe mbani lidhje  te forta me Fterren dhe fteriotet, megjithese keni rreth 60 vjet qe nuk banoni nė Fterre . A mund tė na thoni, ku e kane burimin kėto lidhje?

Me Dudishin

nė Kinė

Pėrgjigje: Sa me shume kalojne vitet e jetės, aq mė shumė kam emocione e mė shtohet malli pėr vendlindjen. Kujtoj shtėpinė ku kam lindur, ku pėr herė tė parė pamė dritėn e diellit dhe shqiptuam fjalėt Nėnė e Baba, ku i paharruari Neim Zani na mėsoi abetaren, ku kemi varret e tė parėve tanė, midis tė cilėve, tė Babait e tė vėllait, ku vazhdon tė jetojė vėllai ynė, Avniu e motrat Mene e Liro. Emocionet shtohen kur kujtoj Bregun e Lleshe, ku prindėrit na rritėn me shumė mundime, kur kujtoj ujin e ftohet te Kroit tė Bedrinit, ku nėnat dhe motrat tona nė tė kaluarėn, me vėshtirėsi, tė ngarkuara me bucela, na shuanin etjen, ndėrsa tashti i gėzohemi ujit tė ftohėt te Ixorit dhe Ngurrėzės, ku fshatarėt tanė, me shumė mundim e djersė, vite mė parė, e kanė sjellė nė ēdo shtėpi.

            Si tė mos mbash lidhje me Fterrėn kur kujton shokėt e dashur me tė cilėt u rritėm bashkė: Naxhiun, Novruzin, Musain, Malon, Bahriun, Divitin, Hamzon, Raitin etj dhe te mallėngjehesh pėr ata qė nuk jetojnė mė: Fuatin e Mate, Osmanin, Skėnderin, Pertefin, Lavdoshin, Damon, e mė tė rinjtė: Pullumbin, Tomorrin, etj. Nuk mund tė harrohet shoqėria e pastėr me bashkėmoshatarėt e mi nė tė gjithė fshatin. Kujtimet e fėmijėrisė dhe tė rinisė janė aq tė shumta e tė shtrenjta, sa nuk mund tė shlyhen kurrė e tė harrohen lehtė, Edhe kur isha nxėnės nė Tiranė e Elbasan, e nė verė kthehesha pėr pushime, megjithėse tė varfėr, nuk ndaheshim nga gėzimi kur me llastikė nė dorė vrisnim grifsha, cirko e mėllėnja dhe shkonim pėr t'u larė e zėnė peshk tek Pusi i Taros.

            Mund tė them me gojen plot, qė edhe tani kur vete nė Fterrė e takohem me njerezit e mi tė dashur e bashkėfshatarėt, pėrtėrihem

Pyetje : Keni qenė dhe jeni njė ēift shėmbėllor bashkė me Dudushin.  A mund tė na tregoni ndonje gjė tė veēantė nga intimitetet tuaja?

Moskė 1954

            Pėrgjigje: Nder fterjote,  ka shume ēifte tė lumtur e shėmbėllorė. Ne kete kategori jemi dhe ne si ēift.  Por po tė hyjmė nė dashurine tonė, ajo nuk ėshtė 47 vjeēare, aq sa ėshtė koha qė jemi martuar, por 60 vjeēare. Ne fakt qe kur ika pėr studime nė Moskė, i premtuam njėri-tjetrit se do tė martoheshim. Dhe e mbajtėm premtimin. U martuam nė Fterrė sipas zakoneve te fshatit. Dudushi mė dhuroi tre fėmijė Mondin, Xhulin e Taulantin. Fėmijėt na kane dhuruar pesė nipėr e mbesa. Mė e madhja, Ardita, e cila mė 12 maj mbaron shkėlqyeshėm njė nga universitetet e Amerikės pėr filozofi e marrėdhėnie ndėrkombėtare, e mė tė voglėn kemi Tean, ėmbėlsirėn e pleqėrisė.

             Pyetje: Keni njė aktivitet tė shquar nė Luftėn Nacionalēlirimtare. A mund  tė na thoni si e keni filluar veprimtarine tuaj dhe cilėt kanė qėnė ata bashkėfshatarė me tė cilėt keni pasė mė shumė lidhje ?

Pėrgjigje: Nė vitin 1942, nėn influencėn e Turhan Matos, u pranova nė grupin edukativ dhe mora pjesė nė tė gjithė aktivitetet antifashiste tė Normales sė Elbasanit, ku unė isha nxėnės. Nė pushimet verore, tė po atij viti, mora pjesė nė Kuvendin e Fterrės tek Kroi i Bedrinit, ku u formua pėr herė tė parė Kėshilli antifashist nacionalēlirimtar dhe njėsiti gueril i Fterres. Megjithėse kanė kaluar shumė vite, tek unė kanė lėnė shumė mbresa diskutimet e Adem Lonės, Muhedin Haderit, Lazo Kofinės, Hiqmet Dushės, etj.Nė qershor 1943 u ktheva nė Fterrė. Mora kontakt me Hiqmet Dushėn. Mora pjesė nė tė gjitha aksionet e ēetės territoriale. Nė verė tė po atij viti nėn drejtimin e Safet Memit e Shaban Mitės organizuam rininė antifashiste dhe krijuam grupin e rinisė komuniste ku mė zgjodhėn zėvendės sekretar. Nė fillim tė vitit 1944 shkova partizan nė Komandėn e Vendit e tė Qarkut, nė Kuē. Shėrbeva si korrier midis tyre e Zonės sė Parė Operative, qė ishte nė Zagori. Nė korrik 1944 u pranova nė celulėn e Partisė Komuniste tė Fterrės me sekretar Safet Memin. Nga shtatori 1944 deri nė fund tė vitit 1945 punova anėtar i komitetit tė rinisė Kurvelesh Tepelenė dhe nė sektorin e agjitpropit tė Qarkut Gjorokastėr.

            Pyetje: Jeni ndėr inxhinierėt e parė shqiptarė, a mund tė na thoni dicka pėr fillimet e arsimimit tuaj dhe tė detyravė qė keni kryer ?

Pėrgjigje: Duke qėnė ne shėrbim  nė njė familje pasanike, mbarova klasėn e pestė fillore nė Tiranė. Vitin e parė e tė dytė i mbarova nė normalen e Elbasanit. Mbas ēlirimit, mbasi mbarova Politeknikumin  7 Nėntori, studjova pesė vjet nė Moskė ku u diplomova inxhinier nafte. Nga viti 1955 deri 1961 punova si inxhinier, kryeinxhnier dhe drejtor nė Ndėrmarrjen e Prodhimit tė Naftės nė Patos. Pas kėsaj kohe e deri nė vitin 1967 punova kryetar i degės sė naftės nė Ministrinė e Minierave e tė Gjeologjisė si dhe sekretar i i komisionit tė bashkėpunimit tekniko-shkencor me vendet e huaja. Jam autor i librit Mbi shfrytėzimin e puseve tė naftės dhe propozues i metodės shfrytėzimit tė puseve me naftė tė rėndė, me ndihmėn e naftės sė lehtė, metodė qė pėrdoret edhe sot me  sukses nė industrinė e naftės.

Pyetje:  Detyra qe keni pasė ka bėrė qė tė shkoni  ne 45 shtete. A  mund tė na thoni se nė cilat shtete keni qėnė dhe ndonje nga mbresat e veēanta ?

Pėrgjigje: Po. Ashtu ėshtė. Nė vitin 1967 deri nė vitin 1972 punova nė Pėrfaqėsinė Tregtarė nė Kinė. Pas  kthimit nė Shqipėri  u emerova kryetar i degės sė naftės nė ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme. Nga viti 1977 deri 1984 kam qėnė atashe tregtar nė Algjeri, ku mbuloja edhe 14 shtete Afrikane. Mbas kthimit nga Alegjeria e deri ne vitin 1988, kohė kur dola nė pension, punova shef konjukture nė ndėrmarrjet e tregtisė sė jashtme. Kam qėnė mė shėrbim nė 45 shtete pėr problemet e kontraktimit tė mallrave tė export-importit. Kam qėnė nė Japoni, Kinė, Rusi, Poloni, Hungari, Rumani, Jugosllavi, Gjermani, Ēekosllovaki, Greqi, Francė, Itali, Suedi, pa permendur dhe vende tė tjera tė Europės, Azisė dhe Afrikės, si Tunizi, Libi, Marok, Senegal, Guine, Mauritani, Maltė, Egjipt, Mali, etj

    Mbresa tė veēanta mė ka lėnė Kremlini nė Moskė, Muri I Madh Kinez me gjatėsi mbi 5000 km, Kulla Eifel nė Paris, Akropoli I Athinės, Koloseu nė Romė, Shkretėtira e madhe e Saharasė, etj. Nė Japoni pėrshtypje tė veēantė mė ka lėnė zhvillimi industrial, kultura, respekti dhe jetėgjatėsia, kurse nė Afrikėn e zezė mė ka lėne  pershtypje varfėria.

Pyetje, Parlamenti i Fterrės, siē jemi mėsuar ta quajmė, ju vlerėson pėr interesimin tuaj qė fteriotėt tė jėnė gjithėnjė tė bashkuar. Juve si e vlerėsoni kėtė ?

Prindėrit: Hamit dhe Zule Shkurti 1941

Pėrgjigje:  Vlerėsimi pėr Fterrėn dhe fteriotėt ėshtė produkt I zgjuarsisė, thjeshtėsisė, urtėsisė, solidaritetit pėr njėri-tjerin, mikpritjes, ndershmėrisė nė punė, edukata nė tė gjitha rastėt, por edhe e trimėrisė qė nė momente tė ndryshme e gjer nė pjėsėmarrjen e 45 djemve e vajzave nė luftėn nacioinalēlirimtare. Kėto karakteristika na kanė bashkuar gjithmonė e nė ēdo rast i jemi gjendur njėri-tjetrit.

Tiranė, 1945

Takimi qė bėjnė shumė fteriotė nė Tiranė pėr ēdo ditė, ku pijnė kafe sė bashku, shkėmbejnė mendime pėr probleme nga mė tė ndryshmet dhe informohen pėr ēdo gjė pėr Fterrėn dhe fteriotėt, kudo qė janė deri edhe jashte Shqipėrisė, qė bėjnė tė gjithė pėrpjekjet pėr asfaltimin e rrugės Fterrė-Borsh, takimi tradicional i pėrvitshėm tek kodrat e Liqenit  tė dielėn ė fundit tė muajit maj, kuvendet e mėdha nė Fterrė ēdo 5 vjet, botimi i gazetės Fterra jonė qė mbushi 5 vjet nga botimi i numrit tė parė tė saj, e shumė aktivitete tė tjera, tregojnė qė fteriotėt janė gjithmonė tė bashkuar dhe kėshtu do tė vazhdojnė edhe brezat e ardhshėm.  Prandaj I kemi vėnė detyrė vetes pėr vazhdimėsinė, e nė kėto takime tė aktivizojmė edhe mė tė rinjtė.

Pyetje: Ēfarė kujtoni nga prindėrit tuaj ?

Pėrgjigje: Fėmijėria jonė nė Bregun e Lleshe ka shumė pėr tė kujtuar, ka aq shumė sa ėshtė e pamundur ti pėrmendish tė gjitha. Mjafton tė kujtojmė vuajtjet e prindėrve pėr tė na rritur e shkolluar. Nėna ime ka tundur gjashtė djepe. Kur kam lindur unė, sigurisht edhe para kėsaj kohe, prindėrit tanė jetonin nė varfėri tė thellė. Nuk mund tė na vishnin mirė, por dhe me arnime, nuk mund tė na mbathnin, e deri sa vajtėm nė shkollė te mėsues Neimi bridhnim dhe zbathur. Nuk mund tė ngopnim barkun me bukė, veēse ditėve tė Bajramit. Kur ish stina e frutave shpesh mbushnim barkun me fiq e mana. Pėr tė na rritur neve, prindėrve tanė u duhej tė punonin larg, nė Galisht e nė Rrėmullė, ku mund tė siguronin bereqet pėr njė periudhė tė shkurtėr tė vitit. Nė koshtrat e fshatit mbilleshin kryesisht patate, qepė, fasule, dhe misėr. Por edhe ato nuk mjaftonin pėr tėrė vitin.

Nė vitin 1934, bashkė me vėllain tim, Skėnderin, nė Vranare, u mbytėn edhe cangadhet e pakta.Si rezultat I kėsaj iku edhe qumėshti I dhive nė behar,  ku lagnim gojėn me njė pikė dhallė. Dy motrat u martuan nė moshėn 13 vjeēe. Dolėm nga varfėria vetėm kur u rrit Zeneli, qė hyri nė xhandarmėri e u doli pėr krah prindėrve e vėllezėrve mė tė vegjėl. Avniu mori zanat nė Tiranė, qė e ushtroi tėrė jetėn, me shumė lodhje, por me shumė ndershmėri pėr tė rritur pesė djemtė e tij tė mrekullueshėm, njėri mė i mirė se tjetri. Mua me ndihmoi tė vazhdoj tė shkollohem.

Babai ynė vdiq nė vitin 1948 e Nėna mė 1961.Mė 1988 vdiq Zeneli, babai ynė i dytė. Avniu dhe unė i kujtojmė me shumė dhėmbje vuajtjet e tyre pėr tė na rritur neve. U jemi mirėnjohės

                                                          Intervistoi  Agron  XHAMA

Nr. 27 prill, 2002

 

Enter supporting content here