E
NJIHNI XHEMALIN TONĖ?
Pasi mbaroi nė vitin 1970 Universitetin - Fakultetin e Shkencave Natyrore, dega Fizikė, iu pėrvesh punės me vullnet.
Qė gjatė jetės studentore filloi punėn si gazetar i programeve shkencore nė TV Shqiptar, duke bėrė dhe shkrime e emisione
shkencore popullore. Mė vonė, pas 10 vjet pune si gazetar, u bė regjisor i programeve shkencore nė TVSH. Nė 1991 kreu specializim
disamujor nė Televizionin Gjerman ARD. Punė tė kujdesshme bėri nė 1991-1993 pėr ndryshimin e programeve dhe strukturės sė
TV nė detyrėn e regjisorit tė lajmeve.
Nė vitin 1994 largohet nga regjisori i lajmeve dhe iu vu pėrsėri punės si gazetar i programeve tė mjedisit nė TV. Po
Xhemali ynė ka qėnė njėkohėsisht dhe pedagog i jashtėm nė Akademinė e Arteve, dega e Menazherėve, ku ka dhėnė lėndėn e gazetarisė
televizive nga viti 1988-1994.
Xhemali dallohet nė televizion veēanėrisht si komentator i programeve shkencore dhe si dokumentarist. Dokumentarėt
e tij kanė fituar ēmimin e dytė nė katėr Festivale Kombėtare tė organizuara deri nė vitin 1988. Nė vitin 1995 ka fituar ēmimin
Prix Leonardo-95 nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Parmės nė Itali me filmin Treni i vdekjes. Po i njėjti film fitoi Diplomėn
e Festivalit Ndėrkombėtar nė Minsk tė Bjellorusisė. Nė vitin 1955 ka fituar ēmimin Gazetari mė i mirė televiziv nė konkursin
e gazetarisė tė organizuar nga Soros nė Tiranė.
Ka shkruar dy libra shkencore: Gjithėsia rreth nesh dhe Shkenca dhe enigma. Ka pėrkthyer librin fondamental voluminoz
Historia e fizikės. Jep kontribut si antar i bordit drejtues nė disa shoqata mjedisore dhe kryetar i shoqatės Masmedia dhe
Mjedisi. Xhemali ynė zotėron gjuhėt rusisht, anlisht, italisht dhe disi gjermanisht.
Guro
ZENELI
Nr.4 tetor, 1997