F T E R R A
Jakup Mato
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

jakup.jpg
Prof. Dr. Jakup Mato

Enter subhead content here

 

EDHE NJĖ PROFESOR MĖ SHUMĖ

 

                E lidhi jetėn me punė tė pastėr. Vullnetin pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė ia kultivoi qė nė fėmijėri familja dhe Fterra jonė. Pėr tė vazhduar shkollėn udhėtonte 8-10 orė, mė kėmbė nga Fterra - malit e nė Gjirokastėr. Ndofta disa nuk e besojnė, por ja qė kjo ėshtė e vėrteta e vėshtirė e jetės sė shumė fteriotėve pėr tė marrė arsim e kulturė.

            Edhe kur bėntė vapė, edhe kur malet i mbulonte dėbora, Jakupi, si jo pak fteriotė tė tjerė, nuk vonohej as nė orėn e mėsimit, edhe kur vinte nga Fterra nė Gjirokastėr. Sedrėn e kishte tė madhe. Njė ndjenjė e brendshme i thoshte: " Mos e turpėro veten pėrpara tė tjerėve, as mos e ul namin e mirė tė Fterrės". Kjo e nxiti tė marrė nota shumė tė mira nė shkollė.

            Nė shkollė e sipėr, nė Universitet ku  studionte pėr gjuhė-letėrsi shqipe, i lindi dėshira pėr t'u marrė me studime. Letėrsia e tėrhoqi mė shumė. Kjo se jo pak fteriotė shquhen pėr krijimtari e pėr humorin qė thumbon, por s'tė shqetėson. Kjo i dha frymėzim dhe Jakupit. Dhe ja, kaluan vite Jakup Mato kreu detyra tė ndryshme, mėsues e drejtor shkolle nė Kuē, specialist nė Ministrinė e Arsimit e tė Kulturės, nė Institutin e Studimeve Pedagogjike, kryeredaktor i gazetės "Mėsuesi", drejtor i Arteve nė Ministri, specialist i arteve nė shkallė republike, drejtor i Akademisė sė Arteve nė Tiranė. E pastaj dy herė drejtor i Qendrės sė Studimit tė Artit pranė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė, nė vitet 1994 dhe 1998.

            Dhe nė ēdo detyrė, nė ēdo pozicion, Jakupi ynė nuk iu nda punės studimore. Me vullnet tė fortė e me korrektesė kreu dhe detyrat shtetėrore, por me zell tė veēantė punoi nė fushėn studimore. Paradite nė zyrė, mbasdite nė bibliotekė. Studjoi e shkruaj, shkruaj e studjo. Dhe bėri vepra Jakupi. "Risi tė letėrsisė shqipe", ėshtė libri i tij me vlerė, se artikujt studimorė pėr letėrsinė e artin shqiptare, pėr letėrsinė humoristike nė revista shkencore janė tė shumtė, ashtu siē janė tė shumtė dhe artikujt nė shtyp. Cilėsia e krijimtarisė sė profesor Jakupit ėshtė vlerėsuar edhe me ēmime kombėtrare.

            Pasi ka pėrfunduar librin qė del sė shpejti nga botimi " Paradokset e humorit dhe satirės", tani nė vitin 2000 pėrpunon librin tjetėr "Enigma e procesit krijues dhe tė komunikimit artistik". Vullneti dhe zelli i veēantė i dhanė Jakupit kėnaqėsinė e kėrkuar, duke e ngritur nė rrugėn e studimeve tė njėpasnjėshme. Para 20 vjetėsh fitoi titullin e parė shkencor. Nė vitin 1986 meritoi titullin "Bashkėpunėtor i vjetėr shkencor". Para gjashtė vjetėsh u bė asisten- profesor.

            Dhe ja, nė vitin e parė tė shekullit tė ri, tė shekullit qė jemi, meritoi titullin e lartė shkencor: Profesor. Kėnaqėsi pėr Jakupin e familjen, gėzim pėr shokėt e miqtė e tij, pėr ne fteriotėt,  krenari pėr Fterrėn.

                                                                                        Guro ZENELI

Nr.21 gusht, 2000

 

Enter supporting content here