
|
Ing. Rexho Kurupi |
REXHO ARIF KURUPAJ
Rexho Arif Kurupaj kam lindur ne Fterre te rrethit te Sarande me 10/5/1934. Shkollen fillore
e kam kryer ne Fterre ne vitin 1948 dhe ne te njejtin vit fillova shkollen unike (7-vjecare) ne Kuc, te cilen e mbarova ne
vitin 1951.
Ne shtator 1951
fillova shkollen teknike (politeknikumi 7nentor) sot Harry Fultz , te cilen e mbarova ne vitin 1955.
Nga tetori 1955
deri ne gusht 1958 kam punuar teknik gjeolog ne Kame te rrethit Tropoje. Ne kete vit (1958) mu dha e drejte studimi per jashte
shtetit (ish.RD Gjermane). Nje vit qendrova ne Leipsig ku studiova gjuhen gjermane
dhe ne vitin e dyte u regjistrova ne akademine e minierave ne Freiberg ne Saksoni prane Drezden. Ne vitin 1961 u ktheva per
te vazhduar studimet ne U.SH Tiranes te cilin e mbarova ne vitin 1964 dhe u diplomova inxhinjer gjeolog. Dy vitet e fundit
i bera pa shkeputje nga puna. Ne vitin 1962 u sistemova ne punė ne fakultetin Gjeologji-Miniera me detyre bashkepuntor tekniko-shkencor
ne sektorin e mineraleve te rralle e te cmuar, punė te cilen e vazhdova deri ne korrik te viti 1967. Ne korrik te viti 1967
u transferova ne nderrmarjen gjeologjike Tirane ne ekspediten e mineraleve te ralle e te cmuar. Ne kete detyre kam punuar
si inxhinjer gjeolog i thjeshte deri ne vitin 1975. Nga ky vit deri ne 1979 kam
kryer detyren e kryetarit te ekspedites te permendur me siper.
Ne kete vit (1979)
me vendim te organeve te Partise te rrethit Tirane jam transferuar ne minierat e qymyrgurit Tirane, fillimisht ne Valias e
me vone ne Mezez ne funksione drejtuese. Nga viti 1985 deri ne vitin 1990 kam punuar inxhinjer gjeolog ne minieren e qymyrgurit
ne Mezez nga ku dola edhe ne pension.
VENDET DHE OBJEKTET KU KAM PUNUAR.
- Ne vitin 1955 deri ne vitn 1958 kam punuar ne ekspediten gjeologjike Kame Tropoje ku kam kryer punime kerkimi e zbulimi
per mineralin e kromit ne Kame dhe ne rrethinat Kepenek dhe Lajthize. Po ashtu kam kryer punime paraprake per krom ne Vlahen te Hasit.
- Ne vitin 1962 deri ne 1967 kam punuar ne sektorin e mineraleve te rralle e te cmuar te fakultetit gjeologji-miniera
ku kam kryer punime kerkimi (punime fushore) dhe eksperimentime ne laboratore te Universitetit te Tiranes per pasurimin e
mineraleve te fraksionit te rende qe gjendet ne shkrifrimet e plazheve te bregdetit tone. Ne perfundim te ketyre studimeve
sektori ku kam punuar projektoi impiantin pilot te pasurimit te rerave te plazheve te permendura me siper, si te plazheve
te reja (te bregdetit te sotem) dhe te shkifrimeve te varrosura ne brendesi te kontinentit. Objekt i punes ne terren kane
qene plazhet e Divjakes, te Spillese, te Golemit, te Rrushkullit, ne Patok, ne Talje dhe ne Velipoje. Ne Rrile te rrethit
Lezhe kam kryer zbulim te detajuar te shkrifrimeve te vjetra duke, duke bere ne perfundim raportin me rezervat perkatese.
Ne kete objekt bera dhe mbrojtjen e diplomes se inxhinjerit gjeolog.
- Kam marre pjese ne kerkimin per ar dhe platin dhe mineraleve te tjera te fraksionit te rende ne lumenjt Fan dhe Mat.
- Kam kryer nje studim nepermjet zbulim-shfrytzimit eksperimental ne lumin e Kurvajes prane fshatit Derjan te rrethit
Mat.
- Kam marre pjese ne projektimin dhe kryerjen e punimeve fushore ne shkrifrimet e plazheve dhe ato te varrosura (kontinentale)
ne Seman, Divjake, ne Spille te Kavajes, ne Talje, ne Fushekuqe, ne Velipoje etj.; duke mbuluar me punime fushat nga plazhi
i sotem deri rreze kodrave ne te gjitha objektet e siperpermendura.
- Kam kryer punime per kerkimin e arit e platinit ne lumin Vjose nga Dragoti ne Carshove ne shtratin e lumit dhe ne tarrracat
ne te dy krahet e tij.
- Kam kryer studimin gjeo-morfollogjik, (ne bashkepunim edhe me fakultetin e gjeologjise e te minierave) te lugines se
lumit Vjose nga Kelcyra ne Petran te Permetit.
- Kam kryer kerkimin ne lumin Shkumbin nga Librazhdi-Qukes-Proptisht per ar dhe platin.
- Kam marre pjese ne kerkim dhe zbulimin per ar dhe platin ne lumin Cerave dhe tarracat rreth tij ne rrethin e Pogradecit
duke kryer dhe studimin e plote gjeo-morfollogjik te kesaj lugine.
- Kam marre pjese ne kerkim zbulimin e shkrifrimeve te vjetra ne ranoret Vlashaj, Konaj, Karrec prane Marikaj; ne Manze-Armath-Shkafan
te rrerthit Durres; ne Shetel, Sauqet te rrethit Tirane etj.
- Kam marre pjese ne kerkim-zbulimin paraprak te vendburimit te arit ne Babje te rrethit te Librazhdit dhe ne disa objekte
te tjera te ketij rrethi.
- Kam kryer punime kerkimi te lehta te lumin Devoll (gryke e Cangonjit deri ne Dardhe), ne zonat e Prespes te madhe e
te vogel si dhe ne lumenjt Caushlis dhe Leminotit prane Pogradecit.
Per te ghitha objektet ku kam punuar jam autor dhe bashkeautor ne projektet, relacionet
dhe raportet pas kryerjes se punimeve. Te gjitha raportet studimet dhe relacionet ne pergjithsi kane pase karakter sekret
dhe janė depozituar ne arshiven e fakultetit gjeologji miniera per punimet e kryera ne vitet 1962-1967 dhe ne arshiven e nderrmarjes
gjeologjike Tirane per periudhen 1967-1979.
Per te gjithe periudhat e punes si gjeolog jam nderuar me medalje dhe
urdhra punė te ndryshme.
|