F T E R R A
Home
Lame Xhama - Mesues i Popullit
Ismet Elezi
Besim Elezi
Muzafer Korkuti
Sezai Braho
Jakup Mato
Hamlet Bezhani
Nafiz Bezhani
Bardhyl Xhama
Zace Malo
Kudret Mita
Sheri Mita
Xhemal Mato
Vullnet Mato
Agim Mato
Agron Xhama
Guro Zeneli
Ilir Bezhani
Dilaver Shkurti
Vehap Bezhani
Hamza Memi
Luan Dusha
Sulejman Mato
Rexho Kurupi
Islam Zhupa
Agim Mato
Zeko Braho
Te ndryshme
Kontaktoni me neve
Artikuj
Histori
Te ndryshme

fterra.jpg
Fterra jone. Foto nga Feksor Shkurti

TĖ DHĖNA PĖR FTERRĖN

 

NGA HISTORIKU I FSHATIT

- Sipas variantit tė miratuar tė vitit 1971 -

 

Fterra bėn pjesė nė Shqipėrinė e lartė bregdetare dha ka njė klimė mesdhetare me dimėr tė butė dhe verė tė nxehtė.

            Ajo ėshtė e vendosur nė shpatin perėndimor tė malit, nė njė terren shumė tė thyer qė pritet vende vende nga  pėrroēka e pėrrenj qė vijnė duke u thelluar. Fshati duket sikur ėshte vendosur nė njė gropė qė rrethohet nga male tė larta, tė cilat janė pėrgjithėsisht shkėmbore dhe tė zhveshura. Kodrat janė tė veshura me mare, shqope, sqina etj., drunj qė kanė gjelbėrim tė pėrhershėm. Tokat e fshatit mbulohen tė gjitha me tarraca tė bėra gjatė shekujve nga stėrgjyshėrit tanė. Mbi kėto tarraca janė formuar kopshtet me tė gjitha llojet e pemėve frutore.

            Fterra kufikohet nga jugu me fshatin Borsh, nga veriu me fshatin Kuē nga perėndimi me fshatin Ēorraj dhe  nga lindja me fshatrat Golem e Zhulat.

            Dokumenta e materiale historike mbi krijimin e fshatit nuk ka. Megjithatė nėpėrmjet burimeve tė tėrthorta mund tė nxirren disa tė dhėna.

            Shqipėria e lartė bregdetare para epokės sonė ka qėnė banuar nga epirotėt, fise tė shumtė ilire. Bregdeti i Himarės, ku pėrfshihet edhe fshati ynė, kanė qėnė banuar nga fisi i Kaonėve. Gjurmėt mė tė lashta arkeologjike pėr banimin e luginės sė lumit tė Borshit dhe zonės pėr rreth i kemi nė Kalanė e Sopotit. Kjo kala ka qėnė ngritur nė shekullin e IV-II para erės sė re. Ngritja e kėsaj kalaje me mure madhėshtore dėshmon pėr njė zhvillim relativisht tė lartė, pėr kohėn e banorėve tė fshatit tonė. Nė mos herėt tė paktėn nė kėtė kohė shekulli IV-II p.e.rr duhet tė ketė qėnė banuar zona e fshatit tonė nga fise ilire. Dhe qė nga kjo kohė fshati ėshtė banuar pa ndėrprerje.

            Nė shekullin e VI-VII fshati pushtohet nga sllavė dhe pėr kėtė flet toponimi Bėrda qė vjen nga fjala sllave bėrda - kodėr. Ky toponim na jep tė drejtėn tė mendojmė se fshati nė periudhėn e mesjetės sė herėshmė ka qėnė i vendosur nė Bėrda.

            Pėr herė tė parė, me sa dihet, emri i fshatit Fterrė pėrmendet nė dokumentet e vitit 1431 sė bashku me emrat e fshatrave tė tjera tė krahinės sė Kurveleshit.

       Me interes ėshtė tė pėrmendim se nė verilindje tė fshatit tė sotshėm nė Arqi ndodhet njė vend i quajtur qytezė dhe thuhet se atje ka qėnė njė qendėr e rėndėsishme banimi. Sot fshati ėshtė i mbledhur, por nuk ka qėnė gjithėnjė kėshtu. Gėrmadha tė shtėpive tė vjetra ka sot nė Korita, nė Qafėn e Qishės, nė Ēerrica nė Bėrdė e gjetkė.

            Karakteri i shpėrndarjes sė fshatit ka qėnė i lidhur me arsyet ekonomike me zotėrimin e tokės, kullotės,pyjeve etj. Fshatari ka ngritur shtėpi gjithėmonė pranė pronės sė tij. Prandaj ėshtė e shpjegueshme qė sot gjejmė gjurmė tė banesave nė Ēerrica,nė Lugun e Thellė, nė Langadhė, nė Galisht, nė Gurrė e gjetkė.

            Pėrveē bazės ekonomike njė arsye tjetėr qė ka shkaktuar ēvendosjen e fshatit nga njė vend nė tjetrin, ka qėnė lidhur me pushtimet, shkatėrrimet, djegiet e fshatit nga pushtuesit e ndryshėm.

            Para pushtimit turk ka qėnė banuar vendi qė sot quhet Qafa e Qishės. Toponimi (emri i vendit) tregon se aty ka patur kishė dhe rreth saj banesa. Me pushtimin turk, me kthimin e popullit nga feja katolike nė atė myslimane ėshtė shkatėrruar kisha dhe shtėpitė. Kėshtu kjo pjesė e fshatit ėshtė shpėrngulur pėr nė njė vend tjetėr.

            Nė shekullin e XVII qendra e fshatit u pėrmbyt nga shirat e mėdha dhe tė shumta, tė cilat sollėn nga mali shumė zall nė njė trashėsi 20-25 m. Kėshtu u mbyt, u mbulua me zall ajo pjesė e fshatit qė shtrihej nė zonėn ku ndodhet sot varreja.

            Feja myslimane ėshtė vendosur shumė vonė nė fshat nga pushtuesit turq. Tė dhėna tė sakta pėr kthimin nga feja kristiane tė banorėve nė fe myslimane, nuk kemi, por fakti qė akoma sot ruhet emra kristianė nė formėn e mbiemrit si Gjon, Llesh etj. tregon se kjo nuk duhet tė ketė ndodhur shumė herėt, por shumė kohė pas pushtimit turk. Kthimi nė fe myslimane ėshtė bėrė me forcė dhe si pasojė e masave shumė shtėrnguese.

            Ruajtja e zakoneve e riteve pagane deri nė ditėt tona, si gjėma qė bėhet me vaje e ulėrima mbi trupin e tė vdekurit, betimet e ndryshme pėr kėtė tokė, pėr atė diell, pėr atė zjarr etj, dėshmojnė pėr ruajtjen e fortė tė bėsimeve pagane, tė cilat nuk mund ti zhdukte feja kristiane dhe mė vonė ajo myslimane. Feja nuk ka patur rrėnjė tė thalla dhe kjo ka rrjedhur si nga ndėrrimi i feve, ashtu edhe nga niveli i ulėt arsimor i klerikėve. Por pavaresisht nga kėto, ajo  gjatė tėrė kohėve ka luajtur njė rol reaksionar, duke penguar me predikimet e saj zhvillimin shoqėror.

            Pėrsa i takon bazės ekonomike tė fshatit nė shekullin e XIX e mė herėt, nuk ka tė dhėna. Kėtu mund tė mjaftohemi vetėm me disa konstatime tė pėrgjithshme. Kushtet gjeografike kanė ndikuar nė marrėdhėnit ekonomike. Bujqėsia, blegtoria dhe frutikultura kanė qėnė tė gėrshetuara njėra me tjetrėn dhe simbas rastit nė njėrėn ose tjetrėn ekonomi ka mbizotėruar bujqėsia ose blegtoria, por ēdo familje ėshtė marrė nga pak me tė gjitha. Njė farė roli ka luajtur dhe rritja e bletės. Duke gjykuar nė tėrėsi, tė ardhurat pėr ēdo familje kanė qėnė tė pamjaftueshme pėr tė siguruar jetesėn e tyre. Kėshtu qė njė pjesė e mirė e fshatarėve tanė janė detyruar tė emigrojnė jashtė vendit. Emigracioni pėr shkaqe ekonomike, nga tė dhėnat qe kemi, ka filluar qė nga viti 1850. Ska dyshim se ai ka filluar shumė kohė para kėtij viti.

            Emigrantėt ndaheshin nė tre kategori :

            a) Sejmenia, qė pajtoheshin si trima qehaja, portier, bari, shėrbėtor, duke u shfrytėzuar nga tė pasurit. Vendet e punės kanė qėne larg Atdheut si nė Selanik, Stamboll, Izmir, Konjė etj.

            b) Njė pjesė e vogėl e tyre kėrkonte tė siguronte jetesėn nėpėrmjet punės administrative, por nė fakt edhe kjo pjesė shfrytėzohej nga feudalėt e vendit dhe nga aparati shtypės i pushtuesve tė huaj. Disa nga kėta tė dėrguar nė vende tė largėta nga pushtuesit turq u vranė si nė Sudan e gjetkė..

            c) Disa tė rinj qė mendonin tė siguronin njė farė tė ardhmje i nėnėshtroheshin sakrificave shumė tė rėnda.

            Emigracioni kishte pasoja tė rėnda pėr ekonominė dhe pėr familjen, pse tė emigruarit iknin larg dhe njė pjesė e madhe nuk ktheheshin mė, ose ktheheshin pas njė kohe shumė tė gjatė.

            Ėshtė pėr tė pėrmendur se nė fillim tė shekullit tė XIX, tirani feudal Haxhi Bedo nga Borshi, i cili ishte vendosur nė kalanė e Borshit nga sundimtari i Janinės Ali Pashė Tepelena, aspironte njė skllavėrim tė plotė tė fshatit Fterrė dhe tė gjithė krahinės. Nė Fterrė Haxhi Bedoja gjeti rezistencė tė fortė e cila u shpreh midis tė tjerave edhe me vrasjen e vjerrit tė tij Hasan Mato Verdhi. Kjo ngjarje u festua nga banorėt e Fterrės nė atė kohė me kėngė, valle dhe tė shtime me pushkė. Por rezistenca kundėr kėtij feudali nuk pushohej asnjėherė derisa shtypja feudale e tij mori fund.

            Njė nga ngjarjet e shėnuara tė kėtij fshati nė historinė luftarake ka qėnė pjesėmarrja aktive nė kryengritjen kundėr turqve nė vitin 1847, kur ata u pėrpoqėn pėr tė vėnė nė zbatim Tanzimatin qė ngarkonte popullin me taksa tė rėnda dhe rekrutim tė detyrueshėm ushtarak pėr llogari tė Turqisė. Fteriotėt, krah pėr krah me banorėt e fshatrave tė tjera tė krahinės sė Kurveleshit, muarrėn pjesė aktive nė kryengritjen e armatosur qė udhėhiqej nga Zenel Gjoleka e Tafil Buzi dhe nuk iu nėnėshtruan detyrimit tė tanzimatit. Komandanti i ēetės sė Fterrės ka qėnė Lazo Kofina, i cili ishte dhe bashkėpunėtor i ngushtė kėshillėtar politik i Gjolekės. Dihet se Turqit e mbytėn kryengritjen. Komandanti i kryengritjes sė Kurveleshit Zenel Gjoleka i la luftėtarėt nė mėshirėn e fatit dhe mė vonė u bashkua me turqit. Fteriotėt nuk iu shmangėn sakrificave dhe bile dhanė edhe jetėn e tyre. Rapsodi kėndoi:

                                    ... Islam Fterra armė larė

                                          U vrave nė uxhum tė parė...

Lazo Kofina e shau Gjolekėn duke i thėnė se ishte turp pėr tė ta linte popullin nė baltė dhe ēeta e Fterrės nuk iu nėnėshtrua turqve. Pasi turqit shtypėn kryengritjen, fshatin e pushtuan fuqitė e mėdha ushtarake turke, tė cilat e plaēkitėn dhe e shkatėrruan. Popullsia e kishte lėnė fshatin dhe kishte shkuar nėpėr shpella e shkėmbinj pėr tu fshehur. Krerėt e ēetės sė Fterrės Lazo Kofina dhe Hasan Luēi u kapėn nga turqit dhe u dėrguan si robėr nė njė vend afėr stambollit ku bėnė tre vjet tė internuar dhe pastaj u kthyen nė fshat nė gjendje tė tmerruar. Rapsodi kėndoi :

                                    ... O more Lazo Kofina

                                         Shumė andra tė ka linja

                                         Pse ske prurė dhe ti sqima ? (grada)

            Kjo tregon se Zenel Gjoleka e tė tjerė qė u vunė nė shėrbim tė turqve u kthyen me salltanete, ndėrsa kėta tė dy fteriotė qė nuk iu nėnėshtruan turqve e tė viheshin nė shėrbim tė tyre. erdhėn tė rraskapitur e tė rreckosur nga internimi. Kjo shėnon njė pėrpjekje tė dukshme politike tė fteriotėve kundėr Tanzimatit.

            Pasi u shtyp kryengritja kundėr turqve, nė Kurvelesh erdhi njė regjiment kėmsorie turke, me komandant regjimenti (allajbej) Riza beun pėr tė vėnė nė zbatim tanzimatin. Atė vit fatkeq rinia e kėsaj krahine u detyrua me dhunė qė tė shkonte nė Sudan e gjetkė pėr tė kryer sherbimin e detyrueshėm ushtarak prej 6 vjetėsh. Kjo ngjarje pasqyrohet nė kėto vargje :

                                    ... O port e madhe nė shesh,

                                          Ēu shkrove pėr Krvelesh,

                                           I lidhe djemtė si desh...

            Me vendosjen e tanzimatit nė fshatin tonė si nė tė gjithė fshatrat e Kurveleshit filluan te veprojnė ligjet e reja turke. Nė fakt marrėdhėniet shoqėrore nė kėtė fshat rregulloheshin sipas zakoneve tė trashėguara brez pas brezi e qė periudhėn e fundit ishin tė shprehura nė tė ashtuquajturat rregullim nga tribuni i zakoneve tė labėrisė tė Idriz Sulit. E drejta otomane zbatohej vetėm kur prekeshin interesat e shtetit turk, ndėrsa  pėr rastet e tjera j zgjidhej sipas zakonit tė vendit. Si shkallė e dytė e gjyqit tė zakonit shėrbente vilajeti, qė thirrej pėr ēėshtje shumė tė koklavitura dhe qė pėrbėhej nga pleq zakoni si pėrfaqėsues tė fshatrave tė krahinės.Nė ciklin e luftrave  vend tė rėndėsishėm zėnė ato tė fillimit tė shekullit XX-tė e sidomos ato tė pavarėsisė kombėtare. Pas Luftės Ballkanike, nė maj tė vitit 1913, andartėt grekėt bėnė provokacionin e parė kundėr fshatit Fterrė duke vrarė dy persona.

            Mbi ngjarjet e zhvilluara nė kėtė kohė hedh dritė tė plotė letra e popullit tė Fterrės drejtuar Ministrisė tė Brendshme tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės, qė mban datėn 24 maj 1913

            Kėtu poshtė po riprodhojmė pjesė tė nxjerra nga letra :

            Letra e popullit tė Fterrės drejtuar Ministrisė tė Brendshme tė Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės :

                                                                                                                        datė 11 maj 1329

                                                                                                                               24 maj 1913

            Qėkurse qyteti i Janinės ra, asgjėkundi nuk po bėhet ndonjė luftė ose pėrleshje. Por nė disa vende tė qyteteve dhe te fshatrave qė ka shkelur ushtria greke e armatosur, po mblidhen nėnshkrime me bajoneta se gjoja populli ėshtė i kėnaqur prej tyre dhe se gjoja dėshiron tė mbajė gjithmonė nėnshtetėsinė greke. Ndėr kėto kohė armėt tona na i kanė marrė krejt dhe mbasi neve nuk ia vumė veshin kėsaj dredhie djallėzore dhe kėtij kėrcėnimi, ata ja nisėn persekutimit. Kėshtu ditėn e premte mė 3 maj nė mėngjez, kur populli po dilte nga xhamia ku kishte vajtur pėr tė bėrė lutjet fetare, komitėt kishin zėnė pusinė natėn nė tėrė rrugėt e hapėn zjarr kundėr popullit. Kėshtu u vranė dhe ranė dėshmorė 5 veta, kėta midis tė tjerve kishin refuzuar qė tė jepnin nėnshkrimet e tyre, po pėr kėrė arsye u plagosėn 7 veta. Pas kėsaj ngjarje ata qė mbetėn dhe shpėtuan sė bashku me familjet ikėn e muarrėn malin nėpėr shpella, mbasi nuk ka ndonje qeveri qė tė qajė hallin. Kjo ngjarje pikėllon tėrė zemrat e botės. Kryetari i komitėve me sa dimė, disa vjet mė parė nė Greqi ishte dėnuar me vdekje. Pasi mori premtimet e sigurta se do tė falej ai pranoi kėtė shėrbim gjakatar, tė vijė nė fshatin tonė, tė mbledhė nėnshkrime dhe tė bėjė krime kundėr atyre njerėzve qė refuzojnė tė japin nėnshkrime. Kėto ngjarje duhet tė njoftoheshin atė ēast kur ndodhėn, por nuk mundėm me qė jemi tė rrethuar nga ushtria qė na ka pushtuar vendin, e cila i vėzhgon dhe i kontrollon edhe gratė. Prandaj lusim Mbretėritė e mėdha tė Evropės tė bėjnė derman e tė marrin masa. (A.Q.H. i RPSH f.71 dosja 2 dokumenti 11229 kopje pėrkthim nga turqishtja).

            Tė gjithė burrat e fshatit u ngritėn nė kėmbė dhe luftuan me guxim derisa i pėrzunė grekėt nga territori i fshatit, duke patur dhe ndihmėn e ēetės sė Vlorės e udhėhequr nga Sali Murati nga Vranishti. Nė kėtė luftė mbeten tė vrarė 5 bashkėfshatarė, gjithashtu u plagosėn 5 tė tjerė.

            Nė mars tė vitit 1914 nė Fterrė kishin ardhur mbi 200 ushtarė greko-epirotė. Nė kėtė kohė tė gjithė burrat e fshatit tė aftė pėr luftė kishin dalė nė mal. Grekėt mbasi e panė gjendjen e nderė u larguan menjėherė duke marrė me vete si peng disa pleq qė kishin mbetur nė fshat. Sė bashku me burrat luftuan heroikisht edhe gratė e fshatit, midis atyre pėrmendet Emine Zhupa.Pėr qėndresėn e guximshme tė saj tė shkruar ka shkruar edhe shtypi i asaj kohe i qeverisė sė Vlorės.

            Mė 12 mars 1914 ēeta e Fterrės e konsideroi fshatin tė ēliruar definitivisht dhe ngriti flamurin kombėtar. Njė muaj mė vonė forca tė shumta greko-epirote bėnė nje ofensivė tjetėr kundėr fshatit Fterrė, por nga rezistenca e fortė qė gjetėn u detyruan qė tė zmbrapsen. Nė kėtė luftė u vra njė bashkėfshatar tjetėr. Por lufta nuk mbaroi, ajo vazhdonte dhe herė pashere bėhej mė e ashpėr. Pėr kėto arsye mė 11 qershor 1914 familjet e fshatit u larguan pėr nė grykėn e Kuēit (gratė dhe fėmijėt), ndėrsa ēeta dhe burrat e fshatit qėndruan nė pozicione. Mė 14 qershor 1914 filloi njė ofensivė tjetėr e madhe nga ana e grekėve. Armikut iu shkaktuan humbje tė rėnda. Nė fushėn e luftės mbeti i vrarė edhe komandanti i trupave greke kapiten Karasevdaja. Kundėr ushtrive pushtuese greke dhe veglave tė tyre brenda vendit, fteriotėt nuk e pushuan asnjėherė luftėn e armatosur. Midis tyre qė u dalluan sidomos kundėr reaksionarėve vorio-epirotė dhe qė ėshtė plagosur nė pėrpjekje me tā, ka qėnė Nuredin Kofina, i cili megjithėse mori pesė plagė, u thoshte bashkėfshatarėve qė nė rast se e linin fuqitė dhe nuk do tė mundte tė vazhdonte me tā, ata ti prisnin kokėn e tja merrnin me vete nė mėnyrė qe vorio-epirotėt tė mos tė identifikonin se cili ishte vrarė.

            Nė kėtė kohė njė delagacion nga Fterra shkon nė Delvinė pėr tė shprehur protestat e banorėve pėr veprat terroriste qė kryenin bandat greke. Por komanda greke jo vetėm qė nuk mori masa pėr tė ndaluar terrorin, por ata i internoi nė Korfuz. Fteriotėt nuk i lėshuan pozicionet, por mė 26 qershor 1914 forca tė shumta greko-epirote ēanė frontin nga Qafa e Dėrrasės nė Kuē dhe bėnė rrethimin e Fterrės. Nė kėto kushte ēeta e Fterrės nė njė sulm tė fortė, ēau rrethimin dhe u tėrhoq. Fshati mbeti nė duart e ushtarėve grekė dhe epirotė, tė cilėt e dogjėn krejtėsisht duke mos lėnė asnjė shtėpi mė kėmbė. Familjet u shpėrngulėn nė panik edhe nga gryka e Kuēit dhe shkuan fshatrave tė Vlorės, pa drejtim, pa bukė, pa banesė, ku me dhjetra familje vdiqėn nga sėmundje e epidemi tė ndryshme qė u shfaqėn. Kėshtu fshati mbeti nėn sundimin grek tė ashtuquajtur epirotė, tė cilėt gjatė kėsaj periudhe prenė krejtėsisht dhe drurėt frutorė tė fshatit, midis tyre edhe mbi 1000 rrėnjė ullinj.

            Nė gusht tė vitit 1916 kur ushtritė greke u detyruan tė tėrhiqeshin, fteriotėt u detyruan tė kthehen pėrsėri nė fshatin e tyre tė zhuritur. Ajo ishte njė skenė e mjerueshme qė num mund tė pėrshkruhet, sepse jo vetėm qė nuk gjetėn asnjė strehė, por u mungonte buka dhe nė pėrgjithėsi hanin lakra, krunde druri dhe koēkulla, se edhe gjėnė e gjallė qė kishin patur i shitėn nė kohėn e mėrgimit nė fshatrat e Vlorės.

            Populli i Fterrės, ashtu sikurse populli i tėrė krahinave, me urrejtje tė thellė e priti edhe okupatorin italian (1916-1920). Tė dhėnat dėshmojnė se nga Fterra mjaft persona kanė marrė pjesė drejpėrdrejtė nė pėrpjekje me pushtuesit italianė.

            Pjesėmarrja nė Luftėn e Vlorės mė 1920 ishte njė ngjarje e rėndėsishme dhe pėr historinė luftarake tė Fterrės. Ēeta vullnetare e Fterrės nė qershor tė vitit 1920 nėn komandėn e Xhafer Shehut, u nis pėr nė Drashovicė pėr tė luftuar kundėr italianėve. Kjo ēetė pėrbėhej nga kėta persona : Xhafer Shehu komandant, Xhafer Mato, Jashar Mato, Adem Lona, Asllan Brinja, Huso Zhupa, Eshref Mita, Nimet Mita, Neim Zani, Mustafa Mehmeti, Xhevdet Braho, Ismalil Bezhani, Tahsin Elezi, Shaqo Mita, Ago Dusha, Mato Dusha dhe Kamber Brinja. Pėrveē kėtyre ishin nė ndihmė pėr mobilizim dhe furnizim tė vullnetarėve edhe kėta bashkėfshatarė qė ishin nė shėrbim tė xhandarmėrisė: Jahja Mato, Shefqet Shkurti, Ismail Haxhi, Dervish Shkurti, Zylfo Malo, Kadri Gjoni, Xhafer Brinja, Mustehak Ēallo, Xhemil Mehmeti, Abdul Mita. Me kėtė luftė fteriotėt treguan shėmbėllin e trimėrisė dhe qėndruan atje pėr tre muaj rrjesht deri nė ēlirimin e plotė tė qytetit tė Vlorės.

            Me ardhjen nė fuqi tė Ahmet Zogut nė janar 1925, nė Fterrė erdhėn shume bashibozukė nėn koamndėn e Hysni Demės qė ishte komandant i forcave tė Jugut, tė cilėt i bastisnė fshatarėt, i rrihnin  dhe i torturonin dhe i interrnoi  duke bėrė njėkohėsisht edhe ēarmatimin e plotė. Nė kėtė kohė u internuan edhe dy bashkėfshatarė, njėri Tahsin Elezi nė Krujė dhe tjetri Ismail Bezhani nė Gjirokastėr.

            Me vendosjen e regjimit ēifligaro-borgjez tė Ahmet Zogut nė Fterrė vazhduan tė sundojnė marrėdhėniet nė prodhim tė bazuara nė pronėn private. Ato kryesisht ishin marrėdhėnie tė tipit kapitalist, tė gėrshetuara me marrėdhėniet e ekonomisė natyrale. Format klasore tė shfrytėzimit feudal nė kėtė periudhė nuk ekzistonin dhe kjo pėrcaktohej nga mungesa e tokės brenda fshatit. Dega kryesore e ekonomisė ishte blegtoria dhe pas saj vinte bujqėsia. Forcat prodhuese zhvilloheshin ngadalė. Mjetet e punės mbetėn gjithėnjė primitive - parmėnda e drurit.

            Diferencimi ekonomik shkoi gradualisht duke u bėre mė i dukshėm,sepse njė pjesė e fshatarėve shtuan tardhurat nėpėrmjet bujqėsisė, blegtorisė ose nėpunėsisė. Por fshati nė pėrgjithėsi nga ana ekonomike ishte i prapambetur. Diferencimi ekonomok kishte shpure pak a shumė edhe nė diferncimin shoqėror, sidoqofte feudalė ose kapitalistė nė Fterrė nuk ka patur. Klasat kryesore ishin fshatarėsia e varfėr dhe fshatarėsia e mesme. Shumica e fshatarėve me pėrpjekje tė mėdha nuk siguronin dot as bukėn e gojės. Edhe ata pak elementė tė fshatit qė me kursimet e tyre nė vitet e fundit tė rregjimit tė Zogut ose gjatė okupacionit arritėn tė blinin nga njė copė tokė nė Delvinė e gjetkė, nė tė vėrtetė nė pjėsėn mė tė madhe e punonin vetė. Kuptohet se me ekzistencėn e klasave tė ndryshme ka ekzistuar dhe ėshtė zhvilluar dhe lufta e klasave e cila mori njė zhvillim mė tė madh gjatė revolucionit popullor. Shtypja politike dhe varfėria e madhe qė sundonte gjatė regjimit antipopullor tė Zogut, kishte bėrė qė populli i Fterrės tė ushqente urrejtje tė thellė pėr atė regjim skllavėrues.

            Njė zhvillim tė mirė pėr fshatin pati edhe hapja e rrugės automobilistike Borsh-Fterrė-Kuē. Pėrpjekjet pėr hapjen e kėsaj rruge filluan nga populli i krahinės sė Kurveleshit tė Poshtėm qysh nė vitin 1925. Nė vitin 1930 mundi tė vinte nė Fterrė makina e parė.

 

                                                                                                    (Pjese nga Historiku i Fterrės)

 

 

GJURMĖ TĖ HERSHME BANIMI

 

            Ėshtė vėshtirė pėr tė mos thėnė e pamundur, tė gjesh kohėn e saktė se kur ėshtė banuar pėr herė tė parė fshati ynė. Jo vetėm se mungojnė tė dhėnat historike, por edhe pėr faktin se banimi i tij nuk ėshtė bėrė nė njė ditė apo vit tė caktuar. Nė fillim lugina e Fterrės me kodrat e faqet e maleve qė e formojnė atė ka qėnė shfrytėzuar si kullota e zona tė pasura pėr gjueti. Kėta vizitorė tė parė qė kishin populluar bregdetin e Jonit shumė herėt, vinin nga kalaja e Badhrės (midis Borshit e Piqerasit), nga kalaja e Sopotit, e Karosit (Qeparo), kala tė cilėt siē dėshmojnė tė dhėnat arkeologjike kanė qėnė tė banuara qysh nė epokėn e bronzit (rreth 4000 vjet mė parė).

            Pėr lashtėsinė e banimit tė fshatit na vijnė nė ndihmė tė dhėnat gjuhėsore. Kėshtu, emėrtime tė mirėfillta shqip janė Qafa e Qishės, me tė cilin lidhet ekzistenca e njė lagje fshati nė Qafėn e Qishės. Aty ka edhe mure qė i takojnė njė kohe mė tė vonė, shekullit tė IX-XI para erės sonė. Tė tilla janė Ixuar Ixor burin uji, Bėrda kodėr e vogėl, varré tog me gurė tė vegjėl etj. Ka dhe disa emra qe shpjegohen si ndikim i gjuhės greke e turke si derve, foti, hon, perivol etj.

            Burimi i parė i shkruar qė dėshmon pėr ekzistencėn e fshatit ėshtė ai i vitit 1431, i cili na bėn tė njohur se fshati kishte 12 oxhaqe, qė do tė thotė se ai banohej nga 12 familje tė mėdha.

            Nė historikun e krijimit tė fshatit njė pjesė e sė vėrtetės na vjen edhe nėpėrmjet gojėdhanave, tė cilat kanė aritur deri nė fillim tė shekullit tonė. Nė kujtimet pėr historikun e fshatit Tahsin Elezi shkruan se nė  grykėn e Fterrės erdhen per here te pare si gjuetare, kater vellezer: Gjoni, Lleshi, Ēoku dhe Xhama, te cilet me vone themeluan kater lagje kryesore: Gjofterraj, Llesh (Bregu i Lleshe), Ēokaj  dhe Xhamaj. Me vone linden edhe nenlagjet Baliaj, Komaj, Rukaj, Dukagjinaj. Me shtimin e familjeve e me zgjerimin e nevojave per kullota e toka te reja, u vendosen familje edhe ne Ēerrice, ne Arqi, Gjezhdanice e me pas edhe ne mal Galisht.

            Ne shekullin e kaluar fshati kishte afersisht sshtrirjen dhe madhesine qe ka sot.

            Fterra bėn pjėsė nė Shqipėrinė e lartė bregdetare, me njė klimė mesdhetare dimra tė butė e verėra tė nxehta.

            Ajo ėshtė e vendosur nė shpatin perėndimor tė malit, nė njė terren tė thyer qė pritet nga shumė pėrrenj. Fshati duket sikur ėshtė vendosur nė njė gropė, qė rrethohet nga male tė lartė shkėmborė me shumė pak bimėsi. Kodrat pėrrreth fshatit janė tė veshura me shkurre (mare, shqope, sqina,etj.), qė kanė gjelbėrim tė pėrhershėm.

            Arat e fshatit, tė gjitha tarraca tė bėra gjatė shekujve nga stėrgjyshėrit tanė, falė edhe burimeve plot ujė qė ka fshati, janė kthyer nė ara e kopshte tė begatė dhe pėrbėjnė bazėn ekonomike tė ēdo familje.

 

Pozita Historike

 

            Shqipėria e lartė bregdetare p.e. sonė ka qėnė e banuar nga fise ilir i Kaonėve, Bregdeti i Jonit, ose siē u quajt gjatė mesjetės bregdeti i Himarės, ėshtė njė nga zonat mė tė lashta tė banuara nė gjithė truallin e Shqipėrisė. Shpella nė Spile tė Himarės ka qėnė e banuar rreth 10.000 vjet mė parė. Pas kėsaj janė banuar edhe Korosi (Qeparo), Badhra, Sopoti, Gjashnjari (afėr Lukovės) etj. Nė kohėn antike, shek.IV-II p.e. sonė u ngritėn qendra tė reja si Sopoti antik, Hundecoca, Himara, etj. Lindja e fshatit tonė si edhe gjithė fshatrat e tjera tė bregdetit, duhet parė si vazhdimėsi nga e njėjta popullsi, nė pėrshtatje me kushtet sociale, ekonomike e politike qė u krijuan gjatė mesjetės.

 

                                                                                        Prof.Dr.Muzafer KORKUT

 

 

 

FTERRA - TĖ PAKTĖN 600 VJEĒARE

 

Ja kėshtu flet historia, kėshtu shkruajnė dokumentat:

a. Historianėt: Fterra bėnte pjesė nė trevėn e sopotit (Kalaja e Borshit). Mė 1431-1432 nė defterėt turq shėnohet me emrin Efteran, me 12 zjarre (Familje). Por shėnohet vetėm si pjesė (hisé). Pjesė e kujt? Mė 1583 del me emrin Ifteran me 24 zjarre. Pse Iferan?

Konsulli freng i Jasninės (fillimi i shekullit XIX) shėnonte: Njė lidhkė (milje) nė lindje Borshit, gjendet Fterra, fshat shqiptar

Historiani i njohur Kolė Lukaj, qė studioi kėtė zonė pėrmend se: Kėshtu kemi njė vazhdimėsi tė plotė prej vitit 1431-1432 deri sot nė kėtė luginė vetėm pėr Borshin, Fterrėm, Ēorrajin. Ai pėrmend edhe kėto fshatra tė zhdukura tė kėsaj lugine: Sopoti, Kokni,, Bigadhule, Vakanji (Vakaj), Koma, Baiade (ose Bafade) etj. Komat sgjen ku tė shpjegojė shtrirjen e tij dhe e vendos diku nga Saranda. Mos vallė Koma(t) ėshtė afėr bregut tė Komės? Atje gjyshėrit duke hapur ara, gjetėn mure, vatra zjarri e sende. Kėshtu tregonte gjyshi Ismaili.

b. Legjendja: Mė parė shtrihej poshte te varréja (zalli). Po shumė kohė mė parė pėr tre ditė e net u vithis dhe u mbulua me zall (varré) qė vinte si lumė nga lart. Edhemė vonė kur u mbyt Mevlani varrea lėvizte si lumė. Kjo ka qėnė vonė tregonte shpesh nėna:

Kur isha i vogėl dhe shikoja kalldrėmet e bukura e shumė tė lėmuara nga kėmbėt (tek shtėpia e mėsues Neimit dhe pėrtej nė Kofinaj) mė dukeshin si gjymtyrė tė njė tė varrosuri gjigand. Ēdonin ato fragmente tė ēuditshme kalldrėmi, vetėm nė ato dy skaje?

c. Sizmologėt (specialistė pėr tėrmetet) si profesor Eduard Sulstarova e kanė bėrė objekt studimi zonėn e Fterrės dhe pėr kėtė ai na bėri edhe njė shkrim tė veēantė, i cili botohet nė kėtė numer.

                                                                                                                                    Jakup MATO

 

 

PASURITĖ NATYRORE TĖ FTERRĖS

 

            Fterra nė territorin e saj ka pasurģ jo tė pakta tė nėntokės e tė mbitokės, tė cilat nė lidhje e bashkėveprim me njėra-tjetrėn, me klimėn, me relievin, me pozicionin gjeografik e tė tjera, u japin mundėsi vendasve ti shfrytėzojnė pėr rritjen e mirėqėnies sė tyre. Tė tilla pasuri janė:

            Burimet nėntokėsore tė ujrave, minerali i forforiteve, tė dolomiteve, tė shtresave bituminoze vanadmbajtėse si dhe shkėmbinjtė gėlqerorė e zhavoret e varréve si lėndė tė para ndėrtimi.

            Tė gjitha kėto pasuri janė tė lidhura me fenomene gjeologjike, formimi i tė cilave ėshtė bėrė nė disa qindra milionė vjetė. Nė Fterrė dalin formacione tė Triasit, tė Jurės, tė Kretės, tė Paleogenit etj. Brenda kėtyre formacioneve gjenden pasuritė e nėntokės tė cilat po i renditim si mė poshtė:

Ujrat nėntokėsorė qė dalin nga gėlqerorėt janė njė pasuri e pa ēmuar qė i japin qė i japin jetė e gjallėri fshatit. Burimet e Fterrės, tė mbledhura sė bashku, japin njė debit mbi 1000 litra ujė nė sekondė. Pėrbėrja kimike nė kripra tė ndryshme minerale e temperatura e ulėt, i a rritin mė tepėr vlerat jo vetėm pėr pėrdorimin e deritanishėm, por krijon mundėsi edhe pėr industrializimin dhe tregtimin e tij.

            Minerali i fosforoteve, qėdel nė horizontin gjeologjik tė kretakut tė sipėrm nė malin e Fterrės (nė Vlade deri nė Kroin e Mollės) ėshtė zbuluar me punime gjeologjike sipėrfaqėsore e nėntokėsore, duke pėrcaktuar disa milionė tonė rezerva, por mė njė cilėsi tė ulėt. Nė kėto horizonte, sipas studimeve gjeologo-minerare dhe ekonomike, janė kufizuar disa shtresa me cilėsi mė tė lartė. Pėr kėtė arsye perspektiva pėr kėtė mineral mbetet e hapur.

            Dolomitet e Fterrės janė nė sasira tė mėdha dhe me cilėsi 18-20 pėrqind Mgo. Dolomitet gjejnė pėrdorim si lėndė ndėrtimi si dhe nė metalurgji. Ky lloj minerali dallohet me vėshtirėsi nga guri gėlqeror.

Shistet bituminoze vanadium mbajtėse, qė dalin nė kontaktin midis dolomiteve tė triasit tė sipėrm dhe gėlqerorit masovė tė triasit tė poshtėm e tė mesėm. Kėto shiste (petėza tė qymyr gurit tė cilat mund tė digjen) dalin nė Vranare, nė Hallamėma, nė Boke, nė Borshin e vjetėr, nė Dėrrasėn e Lugut (gropat e Qerimit).Pėrmbajtja e vanadiumit ėshtė relativisht e lartė, por duke qėnė se rezervat gjeologjike janė tė pakta (tė paktėn pėr thellėsinė e studjuar), tani pėr tani mbeten pa vlera praktike.

Nė kuptimin gjeologjikė edhe shkėmbinjtė gėlqerorė janė pasuri, por meqėnėse janė shumė tė pėrhapur, vlera e tyre nuk ndihet.

            Pasuritė e mbitokės janė sa tė shumta aq edhe tė rėndėsishme. Pyjet dhe shkurret qė mbulojnė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Fterrės i japin atij veē bukurisė, jetė e gjallėri, i pastrojnė ajrin sa qė me tė drejtė mund tė quhen mushkėria  e tij. Ato mbajnė tokėn nga gėrryerjet, ruajnė, strehojnė dhe ushqejnė qėniet e gjalla si insektet, shpendėt, kafshėt e egra e tė buta, tė cilat ruajnė ekuilibrin nė natyrė.

            Fterra ka klimė karakteristike mesdhetare, rrjedhojė e sė cilės e bėn nga fshatrat e rralla nė Shqipėri me gjelbėrim gjithėvjetor dhe me njė shumėllojshmėri pemėsh e drurėsh frutorė e jo frutorė. Ėshtė vėshtirė tė gjesh nė Shqipėri cmarten, sqinėn, prrallin, hilqen, mėreten si dhe shkurre tė tjera dhe barishte aromatike dhe eterovajore qė kanė vlera mjekėsore dhe industiale. Pėrshtypja ime ėshtė se ato po shfrytėzohen nė mėnyrė jo racionale, si p.sh. mbledhja e ēaajit e rigonit, e lisrės, etj. Jo vetėm kaq, por disa individė pa menduar dėmet qė i bėjnė natyrės sė fshatit, vėnė zjarre duke shkretuar sipėrfaqe tė tėra me drurė e shkurre.

            Me kėtė rast dėshiroj tiu kujtoj bashkėfshatarėve tė mi se tė parėt tanė i kanė ruajtur me zakon pyjet, tipik ėshtė pylli i Koritave i ruajtur shumė mirė.

                                                                                                               Ing. Rexho KURUPI

 

 

 

 

SIPĖRFAQJA  - KLIMA - RRESHJET NĖ FTERRĖ

 

 

Sipėrfaqja

 

            Zona e Fterrės shtrihet nė rreth 4100 ha sipėrfaqe, 2500 ha janė me aktivitet ekonomik. 1600 ha shtrihen nė luginėn e Galishtit. Tokė e kultivuar ėshtė vetėm 200 ha, qė ndodhet nė brendėsi tė fshatit. Ndėrsa sipėrfaqa truall ėshtė rreth 30-40 ha. 2500 ha ėshtė e pyllėzuar me shkurre e pyje me gjelbėrim gjithėvjetor dhe me pemtari.

 

Klima

            Klima ėshtė e butė, me ekuilibėr tė lagėshtirės, freskisė dhe temperaturės jo shumė tė lartė nė verė e me mikrozona dalluese te veēanta. Zotėrojnė erėrėt nga jugu me shpejtėsi mesatare 3-5 m/se. Nė mesditė haset puhia tokėsore.

            Temperaturat mesatare vjetore lėkunden nė 12-15 grade C, nė dimėr 8-9 gradė C qė zbret deri nė 3-4 gradė C. Korriku arrin deri 20 gradė C, maksimalja 30 gradė C.

 

Rreshjet

 

            Rreshjet arrijnė mesatarisht 1800 mm shi nė vit. Nė zonat e majave te maleve deri 2000 mm. Nė muajin mė tė thatė arrin deri 20 mm. Rreshjet maksimale ne 24 orė arrijnė deri nė 60 mm shi. Dėbora bie rrallė deri nė disa centimetra e zgjat disa orė e deri 1-2 ditė. Nė majat e maleve arrin 40-50 cm, nė zona tė veēanta edhe mė tepėr.

 

Burimet kryesore

 

Kushtet hidrometereologjike, topografike e gjeologjike kanė bėrė tė mundur sasira tė mėdha ujrash qė dalin nė formė burimesh. Nė sipėrfaqen prej 25oo ha rrjedhin rreth 20-25 milione m3 ujė ose rreth 0,6-07 m3/sek. Nė njė front prej 7-8 km. Burimet kryesore tė fshatit janė: Ngurrėza, Gjezhdanica, Ixori. Nė luginėn e fshatit janė burimet e Gurrės, tė Vidhezės dhe burime nė formė krojesh me prurje tė vogla. Nė Ngurrėz burojnė rreth 20 l/sek. Nė Ngurrėzėn 2 rreth 250 l/sek., nga burimi i Gjezhdanicės 500-600 l/sek. Burimi i Ixorit nxjerr 40 l/sek.

            Relievi rreth kuotave 120 m deri 350-400 m pėrbėhet nga formacione flishe (shtuf), ndėrsa formacionet kryesore mbi kėto kuota pėrbėhen prej gėlqerorėve masivė. Kontakti i flisheve me gėlqerorėt, bėn qė ujrat tė priten e tė dalin nė formė burimesh nė sipėrfaqen e tokės. Ka depozitime tė mėdha ujore nė Ngurrėz dhe nė Ixuar, por njė pjesė e mirė dredhon e del poshtė nė Gjezhdanicė dhe nė Dukhila.

Burimet e fshatit kanė njė sipėrfaqe ujėmbledhėse nė rreth 6-7 km2, nga ku duhet tė dalin rreth 0,2-0,4 m3/sek, por dalin mė tepėr. Kontribuon nė kėto burime dhe lugina verore e Galishtit.

            Studimet kimike dhe bakteriologjike tregojnė se ujėrat e Fterrės kanė tregues shumė tė mirė pėr tu pirė dhe nė krahėsim me burimet e Bistricės, Tatėzatit, Kuēit e Smokthinės, janė ujra tė pastra, kanė pėrmbajtje mineralisimi tė Ca, Mg dhe HCO3 etj. qė nuk kalojnė 0,24 gr/lit. Veēanėrisht uji i Ngurrėzės ėshtė mė i mirė. Ujrat e Fterrės fortėsinė e kanė 8, ndėrsa temperaturėn 11,6° C. Studjues tė huaj parashikojnė tė pėrdorin burimet e Bistricės pėr pirje duke e pėrzier me ujrat e burimeve tė Fterrės.

 

Vlerat uore tė fshatit

 

Deri tani janė shfrytėzuar pėr tė pirė, pėr bujqėsinė e blegtorinė, fare pak pėr ujė komunal e industrial, pėr mullinj bloje dhe dėstila. Mė 1956 me ujrat e Icorit u ndėrtua hidroēentrali nė Fterrė me fuqi 25 kė/orė dhe prodhim vjetor 50.000 kė qė funksionoi pėr 20 vjet derisa u ndėrtua linja e tensionit tė lartė.

            Pėr ujitje gjatė verės mund tė pėrdoren deri 250 l/sek. Pėr tė pirė deri 10 l/sek deri pėr 5000 banorė. Rrjeti i ujėsjellėsit ka nevojė tė rikonstruktohet, se ka mbi 20 vjet qė ėshtė ndėrtuar. Uji tjetėr mund tė shfrytėzohet pėr qėllime tė tjera. Nga ujrat qė bashkohen tek Ara e Maēe, nė  Lumė, mund tė pėrfitohet njė energji elektrike rreth 10 milionė kė nė vit. Njė hidrocentral i tillė ėshtė me leverdi.

            Ujėt e Fterrės mund tė gazohet. Pastėrtia dhe pėrbėrja e ujit, afėrsia nga Borshi dhe Bregdeti janė kushte tė favorshme pėr gazimin dhe tregtimin e tij, pse jo dhe eksportin. Ndoshta do ti vijė koha.

            Kushtet klimaterike dhe bukuritė qė gėzon Bėrda, si pikė dominuese, mund tė ndėrtohet njė pikė ose fshat turistik ku shfrytėzohen tė mirat e malit e tė detit. Investimi kėrkon bashkėpinim me tė huajt.

                                                                                                             Ing. Islam ZHUPA

 

 

 

 

 

 

 

 

Foto

hart.jpg
Harta e Fterres

A
Ne rast se doni te kontaktoni me neve, juve mund te beni nje E mail ne kete adrese: